takimi i parë i projektit SaveSafeWater, Janinë



Në datën 18.07.2018 kryetarja e Këshillit të Qarkut Korçë Znj. Ana Verushi mori pjesë në takimin e parë përgatitor të projektit SaveSafeWater në Janinë, i cili ka në fokus rrjetëzimin për një furnizim të ndërsjelltë, të sigurt të ujërave ndërkufitare drejt një mjedisi jetësor. Partnerët përfitues bënë një prenzantim të përgjithshëm të projektit, qëllimin, objektivat, planet e punës sipas kategorizimit si dhe rezultatet e pritshme të projektit. Takimi u përmbyll me një vizitë pune në Basenin ujor të Janinës, me qëllim identifikimin e praktikave më të mira të ujit të pijshëm, si dhe organizimin, kontrollin dhe funskionimin e rrjetit ujor në zonat rurale të këtij baseni.