PROJEKTET E APLIKUARA 2016-2017



                    PROJEKTE  
Këshilli i Qarkut Korçë mbi bazën e funksionit të tij kryesor që është harmonizimi dhe ndërtimi i politikave rajonale ka shtrirë punën e tij në krijimin e marrëdhenieve gjithëpërfshirëse me partnerë të ndryshëm të zonave ndërkufitare dhe më gjerë. Në kuadrin e thirrjeve për projekte për periudhën 2014 - 2020 është angazhuar në projekte të mëdha dhe me impakt në rajonin e Korçës, në fusha të rëndesishme ndër të cilat përmendim bujqësinë, transportin, turizmin, mbetjet dhe ujin e pijshëm, mjedisin dhe mbrojtja e resurseve natyrore, mbrojtja e lumenjeve etj.
  Në thirrjen e parë për Projektet Strategjike  IPA CBC  2014 -2020, Greece - Albania, Këshilli i Qarkut Korçë fitoi dy projekte të rëndësishme për Rajonin e Korçës "Përmirësimi infrastrukturës dhe menaxhimit të ujit të pijshëm kundrejt Politikave, Mjeteve dhe Teknologjive Inteligjente" si dhe " Integrimi i lehtësive menaxhuese të Mbetjeve për riciklim dhe kompostim në 7 rajone ndërkufitare". Partneriteti Potencial qe ka krijuar Keshilli i Qarkut perfshin Rajonin e Epirit, Ishujt Jonianë dhe Keshillat e Qarqeve respektivisht Vlora, Gjirokastra dhe Berati.
Ne projektin e pare do te rindertohen dy stacione pompimi ne Bulgarec dhe ne Kicnik si dhe ne tre fshatra te tjera Malavec, Shamoll, dhe Porodine do te ndertohen ujesjellsa te cilat do te permiresojne ndjeshem furnizimin me uje te pijshem.
 
Në thirrjen e dytë për Projekt propozim IPA Greece - Albania 2014-2020 Këshilli i Qarkut në kuadrin e objektivave specifike të kësaj thirrje është përfshirë në  tetë projekte të rëndësisë të veçantë për rajonin, por edhe me impakt në fushën e bujqësisë, mjedisit, transportit, turizmit.      Projekti '' Menaxhimi i Qendrueshëm i Kullotave në Zonat Malore''
Ky projekt bazohet në studime të hollësishme mbi kullotat malore, pellget ujore, identifikimin e zonave më të rëndësishme kullosore, problemet që evidentohen, një plan i ri menaxhimi jo vetëm për kullotat,  por edhe për gjedhet të ndarë në krerë si dhe hapat e metëjshme në përmirësimin e infrastrukturës rrugore për tek këto kullota, por edhe përcaktimin e hollësishëm të investimeve të nevojshme për keto zona.

Projekti ''Aksione të përbashkëta nxitëse të sipërmarrjes vendore të zonave më pak të favorizuara Greqi/ Shqipëri në sektorin e biznesit të vreshtarisë dhe prodhimit të verërave''
Ky projekt nëpërmjet një serie të ngushtë veprimesh ka për qëllim të organizojë praktika efektive në fushën e mirëmbajtjes, standartizimit, çertifikimit të verërave. Promovimi i "Udha e Verës" do të nxisë delimitimin e zonave jo të përdorura me efikasitet dhe të abandonuara, Veprime të ndryshme pilot, të cilat do të demonstrojnë vitikulturën dhe prodhimin e verës, vendosja e një Info -Kioske Tematike për promovimin e Verës Lokale si dhe eksperinca nga prodhuesit e vjetër të verës do të krijojnë një impakt të vlefshëm në fushën e prodhimtarisë së verës.

Projekti ''Rritja e Kapacitetit të Bashkȅpunimit Ndȅr-kufitar Shqipëri - Greqi nȅpȅrmjet Implementimit tȅ Teknologjive tȅ Reja nȅ Prodhimin e Bazȅs Ushqimore pȅr Kafshȅt produktive pȅr Promovimin e Ekonomive Rajonale"
Ky projekt ka për qëllim që nëpërmjet teknikave të reja bujqësore të ndihmojë në rritjen e prodhimit në krerë dhe gjedhë. Prodhimi dhe ushqimi Hydroponic do të sjellë të nevojshme instalimin e dhomës "byemploying", e cila do të kujdeset për mbarështimin veçanërisht në derra dhe pula. Në kontekstin e matjeve eksperimentale cilësore do të merret në konsideratë pesha e derrave për të krahasuar efektivitetin e çdo ushqimi. Studime të rëndësishme do të behen edhe në foragjerët përkatësisht në prodhimin e vezëve dhe mishit të pulës.  

Projekti  ''Rrjetëzimi me pajisje reciproke, të sigurta ndërkufitare të ujit të pijshëm, kundrejt një mjedisi të vlefshëm jetese''
Ky projekt bazohet në zhvillim logjik të një kornize në zhvillimin e kapaciteteve të integruara në resurset natyrore dhe ka për qëllim të përmirësojë menaxhimin e sistemit të ujit të pijshëm duke rritur efiçencën, një mapëzim të ndryshimeve klimaterike si dhe zhvillimin e metodave inovative në monitorimin dhe kontrollin e ujit të pijshëm.

Projekti ''Rritja e rezistencës ndaj katastrofave të zjarreve në pyje, përmes mjeteve , politikave dhe teknologjive inteligjente''
Ky projekt ka për objekt kryesor mbrojtjen e mjedisit nga katastrofat natyrore, tërmetet, zjarri nëpërmjet teknologjive "Smart". Përmirësimi i efektivitetit në parandalimin e riskut, menaxhimi i shkatërimeve në zjarret në pyje, rritja e shërbimeve në ekosistem, si dhe promovimi i elasticitetit në mjedis janë pikat kryesore mbi të cilat mbështetet ky projekt.

Projekti ''Menaxhimi i zgjuar i flotës telematike ''
Nëpërmjet një sistemi të sofistikuar GIS (sistemi gjeografik i të dhënave) projekti ka për qëllim të rrisë efikasitetin në drejtim të automjeteve, reduktimin në mirëmbajtje dhe kostot e riparimit etj.Vendosja e pajisjeve të zgjuara telematike do te sigurojë në kohë reale informacionin për zotëruesit e makinave, do të supervizojë dhe informojë gjendjen në kohë të makinës  dhe do të ndihmojë në reduktimin e rriskut në aksidente.

Projekti ''Grupimi i një Zinxhiri të vlerave të Bimëve aromatike dhe Farmaceutike në Zonat Ndërkufitare''
Ky projekt ka për qëllim të mbështesë nëpërmjet një mapëzimi të zonave të bimëve medicinale, fermerët të cilët kanë në fokusin e tyre proçesimin dhe komercialitetin e bimëve si dhe vendosja e një "Biobanke" e cila nëpërmjet teknikave novel do të bëjë të mundur plotësimin e njohurive të tyre edhe do të shërbejë si një pajisje e re për ata jo-ekspertë të cilët kanë nevojë për të bërë një identifikim të shpejtë, të mjedisit dhe bimëve medicinale. Gjithashtu ky projekt ka për qëllim të valorizojë aftësitë e burimeve njerëzore, do të promovojë përfshirjen sa më aktive sociale të atyre të cilët merren me kultivimin e këtyre bimëve me qëllim nxitjen e kapaciteteve prodhuese në bujqësi dhe në zhvillimin rural.   Projekti '' Programi i Eksperiencës Turistike për Zonat Ndërkufitare'' Ky projekt ka për qëllim të dizenjojë një program të avancuar turistik për zhvillimin e eksperiencës turistike në zonat ndërkufitare. Kjo eksperiencë turistike do të kombinojë të gjitha format e turizmit (det, bujqësi, qytet etj) nëpërmjet katër drejtimeve kryesore :  zbavitëse, argëtuese, edukative dhe estetike ku do të përdoren të gjitha resurset natyrore dhe kulturore po ashtu dhe komunitetet lokale në mënyrë që të promovohet produkti turistik. Gjithashtu do të vendoset një rrjet ndërkufitar turistik që do të përfshijë grupe lokale, rajonale, interajonale, dhe ndërkombëtare, i cili do të vlerësojë dhe evidentojë resurset më të veçanta turistike, të cilat do të merren në studim dhe promovohen . 
Projekti ''Rritja e Kapacitetit të Bashkȅpunimit Ndȅr-kufitar Shqipëri - Greqi nȅpȅrmjet Implementimit tȅ Teknologjive tȅ Reja nȅ Prodhimin e Bazȅs Ushqimore pȅr Kafshȅt produktive pȅr Promovimin e Ekonomive Rajonale"
Ky projekt ka për qëllim që nëpërmjet teknikave të reja bujqësore të ndihmojë në rritjen e prodhimit në krerë dhe gjedhë. Prodhimi dhe ushqimi Hydroponic do të sjellë të nevojshme instalimin e dhomës "byemploying", e cila do të kujdeset për mbarështimin veçanërisht në derra dhe pula. Në kontekstin e matjeve eksperimentale cilësore do të merret në konsideratë pesha e derrave  për të krahasuar efektivitetin e çdo ushqimi. Studime të rëndësishme do të behen edhe në foragjerët përkatësisht në prodhimin e vezëve dhe mishit të pulës.  

Projekti '' Monitorimi Mbrojtjes së Resurseve Mjedisore Ndërkufitare dhe Menaxhimi i Baseneve lumore në rajonin Shqipëri - Greqi''
Ky projekt nëpërmjet studimeve në basenet e lumit Devoll do të rritë efikasitetin në mbrojtjen e resurseve mjedisore, evidentimin e ndotjes dhe përcaktimin e faktoreve që ndikojn në të, monitorimi i vazhdueshëm për të kaluar në fazat e mëtejshme të klasifikimit të tyre sipas standarteve të BE, por edhe do të përcaktohen kualtitet e këtyre baseneve, të cilat do dalin nga rezultatet e këtij projekti .


Këshilli i Qarkut Korçë si anëtar i Asamblesë Europiane të Rajoneve AER për herë të parë, me përfaqësi të Kryetarit të Këshillit të Qarkut Znj. Ana Verushi si pjesë e Grupit të Monitorimit dhe Vlerësimit të AER, ka aplikuar në një projekt madhor "DONOR THE LIGHT" per shtrirjen e linjave te ndriçimit Led.


Këshilli i Qarkut Korçë nëpërmjet përfshirjes së vazhdushme në projektet e lançuara nga Bashkimi Europian, synon të arrijë një rritje të kapaciteteve njerëzore. Nëpërmjet binjakëzimeve me rajone të sukseshme synon të krijojë një rrjet të fortë bashkëpunimi midis niveleve të njejta qeverisëse, synon të implementojë programet më bashkëkohore me teknika inovative për rajonin e Korçës në ndihmë të komunitetit. Nëpërmjet anëtarësimeve në grupime të fuqishme të Bashkimit Europian synohet pjesëmarrja në projekte ndërrajonale, të cilat do të nxisin zhvillimin midis vendeve fqinje.