GËZUAR VITIN E RI 2018



Urim me rastin e Vitit të Ri 2018
Të nderuar Bashkëqytetare,

Me rastin e ndërrimit të viteve, në emër të Këshillit të Qarkut Korcë dhe në emrin tim, dëshiroj të ndaj me ju urimet më të përzemërta për Vitin e Ri 2018.
Në këto ditë festive, më lejoni t'ju uroj te kalojmë së bashku ditë të gëzuara, me shëndet, mirësi dhe sa më shumë dashuri dhe paqe.
 Përveç urimeve, çdo kush nga ne bën edhe një bilanc të punës së vet dhe projekton sipas mundësive atë që do të duhet të realizojë në vitin që vjen.
Këshilli i Qarkut Korçë si një institucion që ka në qendër të punës së vet, hartimin e projekteve zhvilluese për gjithë rajonin, vjen me një bilanc arritjesh.
Projektet ndërkufitare IPA në fushën e menaxhimit të ujit dhe mbetjeve po marrin jetë dhe jemi në fazën e implementimit të tre ujësjellsave në fshatrat Goskove, Shamoll, Qatrom.
Do të punojë në vazhdimësi edhe gjatë vitit që po vjen për të hartuar politika  ndihme dhe orientimi të zhvillimit rural, ekonomik po ashtu edhe të sipërmarrjeve e bizneseve private.
Me anën e këtyre projekteve mbështetur edhe në ndarjen e re territoriale, synojmë krijimin e nje hapësire me më shumë mundësi dhe zhvillim.
Në fund të kësaj përshëndetje edhe një njëher ndaj me ju urimet më të mira për një vit të begatë, për më shumë mbarësi në familjet tuaja, për më shumë dashuri mes njëri - tjetrit, për një vit në të cilin secili prej jush të gjejë mundësinë për të zhvilluar më tej projektet e veta, të plotësojë kërkseat dhe nevojat, të realizojë ëndrrat e tij.
Gëzuar për shumë vjet Vitin e Ri 2018 !
Qoftë i mbarë për të gjithe ju, me të dashurit tuaj pranë!
Paçi gjithmonë mbarësi në jetën dhe familjet tuaja!
GËZUAR 2018!