100 vjetori i Liceut Kombëtar( Francez)të Korcës 1917-2017.



100 vjetori i Liceut Francez të Korçës, përbën një ngjarje të shënuar në historinë e shkollës shqipe, sepse që në vitet e para pas Pavarësisë, ky lice luajti një rol sa të veçantë aq edhe të rëndësishëm në formimin e elitës shqiptare të kohës dhe përhapi në Shqipëri kulturën franceze dhe vlerat e saj. Liceu Francez spikati për programin arsimor dhe edukativ , duke e bërë atë një nga vatrat më të rëndësishme të arsimit

Në kuadër të këtij përvjetori të rëndësishëm Bashkia Korçë, shkolla "Raqi Qirinxhi" të mbështetur nga Këshilli i Qarkut Korçë  zhvilluan  një sërë aktivitetesh.

Në nderim të 100 vjetorit të themelimit para godinës të ish Liceut francez është zhvilluar ceremonia zyrtare e dhënies së titujve "Emblema e Artë e Qytetit" nga Këshilli Bashkiak Korçë për 35 personalitete të rëndësishme: themelues, profesorë, liceistë dhe dëshmorë të Liceut Kombëtar të Korçës, shkollës së parë të kulturës të përgjjithshme në Shqipëri.