Edicioni i 10-të i Kolonisë Ndërkombëtare në Artet figurative "DITËT E MIOS"



20 piktorë nga vende të ndryshme të botës mblidhen për të prezantuar punimet tyre, kryesisht bukuritë e vjeshtës në Korçë, në edicionin e dhjetë të Kolonisë Ndërkombëtare në Artet figurative "DITËT E MIOS".  Kjo ekspozitë e hapur prej 4 ditësh, mbështetur nga Bashkia Korçë, u përmbyll me ndarjen e çertifikatave për piktorët pjesëmarrës.