Eksploro Pogradecin!



Kultura & Traditat
Bujaria dhe mikpritja e Pogradecarëve do të lenë mbresa të paharueshme tek ju! Shqiptarët shquhen për mikpritjen dhe xhentilesën e tyre. Kjo karakteristikë e veçantë është e dukshme për popullin e rajonit, e njëjtë si për qytetarët dhe për fshatarët. 

Përgjatë brigjeve të Liqenit të Ohrit janë disa nga shtëpitë më të vjetra me dhoma për turistët, ndërtesa të reja dhe hotele moderrnë. Sepse Pogradeci është një qytet me shumicën e popullsisë myslimane, që bashkëjeton me komunitetin e krishterë, me minaret e xhamive dhe kishat dekorative Ortodokse që krijojnë imazhin e qytetit. Malet e lartë japin sfondin e këtij peizazhi të këndshëm.

Bëj një shëtitje përgjatë bregut të liqenit, aty ku peshkatarët ulen në varkat e tyre shumëngjyrëshe, nxjerrin gjahun e tyre dhe përgatitin rrjetat për ditën tjetër. Ose shijoni plazhin ku fëmijët lodrojnë në rërë dhe në ujë ndërsa të rriturit rinë nën hijet e çadrave të mëdhaja të plazhit. Shumë bare dhe restorante ju shërbejnë duke j'u ofruar pamje të mahnitshme të liqenit. 

Tradita artistike e Pogradecit ka prodhuar shumë piktorë të shquar, gëdhëndës druri, dhe shkrimtarë të shquar të poezisë dhe prozës, si Lasgush Poradeci, (poeti më i madh lirik i Shqipërisë). Elementë artistikë mund të gjesh dhe në arkitekturën e qytetit. Mos u surprizoni në qoftë se gjeni studio artistësh dhe gëdhendësish druri, librari në rrugicat e qytetit dhe në fshatra. 
Mos haroni të pushoni dhe të shijoni nië vakt me gatime të peshkut shoqëruar me verë speciale buti, ose gatime të tjera, specialitete të rajonit nëpër restorantet e shumta me pamje nga liqeni dhe malet. Është për t'u përmendur edhe Korani i famshëm, peshk që gjendet vetëm në liqenin e Ohrit dhe në një liqen tjetër. Korani është i famshëm për mishin e tij të shijshëm, i cili gjatë dimrit ka ngjyrë rozë dhe në verë të bardhë. 
Ejani dhe eksploroni Pogradecin, ku shumë kënaqësi j'u presin!

Ekskursione
Eksploroni Pogradecin,një qytet dhe rajon me shumë mundësi për ekskursione! Mundësitë janë pafund por ne jemi përpjekur të bëjmë disa sugjerime:

Lin
Fshati Lin në breg të liqenit është një mundësi joshëse për të parë jetën në Liqenin e Ohrit nga një perspektivë tradicionale. Rrugët gjarpëruese të shtruara me stilin e vjetër me gurë, shtëpi prej tulle dhe druri gërshetohen me një bazilike të hershme me 8 mozaikë shumëngjyrësh që tregojnë peshq, zogj uji dhe bletë, daton nga shekulli i V. Gërmadhat e Kishës Bizantine, nën mbrojtjen e Trashëgimisë Botërore, janë të mbuluara nga një konstruksion modern për të mbrojtur nga dëmtimet dhe ndërsa bëhen eksplorime të ndryshme. Pamjet e liqenit dhe Malit të Thatë nga maja e kodrës janë magjepsëse! 

Selca
Pesë varre të lashta monumentale që datojnë nga shekulli IV para Krishtit janë gjetur në Selcë, janë pjesë e kolonisë të lashtë të Pelionit (ku ka jetuar mbreti Ilir, Klit). Aty janë gjetur objekte që datojnë nga epoka e Bronzit rreth mezit të shekullit VI duke përshirë thesare Jonike, objekte bronzi dhe qeramike, armë dhe sende ari. Do të ndjeni se keni zbuluar një thesar të humbur kur të vizitoni Selcën!

Ura e Golikut
Kalon mbi Lumin Shkumbin dhe daton nga shekulli XVII. Kjo urë ka një strukturë të vjetër me gurë dhe është pjesë e rrugës Egnatia pranë Goliut, që është një fshat me bukuri natyrore dhe ndodhet në zemër të rajonit të Mokrës. Gjatë rrugës për në Golik, do të shijoni pamje befasuese ujvarash dhe peisazhe të mrekullueshme të maleve që nga thellësia e luginave. Duke marë këtë rrugë, do të ecni në gjurmët e njerëzve të lashtë, të cilët gjatë shekujve kanë udhëtuar përmes rajonit! 

Guri Kamjes
Formacioni natyror shkëmbor Guri Kamjes, krijuar nga erozioni dhe erërat në shekuj duket nga larg përmes rajonit të liqenit, por një ekskursion drejt tij do të ishte mbresëlënës. Do të keni mundësinë të eksploroni shpella me vizatime me skena gjuetie. Studiuesit debatojnë nëse ato datojnë nga prehistoria ose nga mesjeta e hershme.

Tushemisht/Drilon
Vetëm 4 kilometra nga Pogradeci, në Tushemisht mund të vizitoni pikën turistike të Drilonit, që ka marë emrin nga lumi që buron aty. Pemët e shumta dekorative dhe bimët e ndryshme janë në harmoni të plotë me ujrat e kristalta të lumit Drilon, rrugicat për shëtitje, urat karakteristike prej druri dhe zogjtë. Tushemishti ka një histori të veçantë sepse qw nga koha e mbretit Zog ishte nga vendet mw tw preferuara pwr tw kaluar pushimet e verës. Në këtë vend special ju mund të vizitoni ndërtesën ku kanë ndenjur udhwheqwsit e kwtij vendi, e cila tani është kthyer në hotel dhe restorant me kuzhinë të shkëlqyer vendase dhe kontinentale! 

Arkeologjia, Natyra & Historia Pogradei është një qytet i këndshëm dhe modern me rreth 40,000 banorë. Ka një histori të lashtë dhe dokumenta të shumta kulturore, gjeologjike dhe natyrore. Politika gjatë pjesës së dytë të shekullit 20 e izoloi Shqipërinë nga bota më shumë se vendet e tjera Ballkanike. Vizitorët në Shqiperinë moderne do të gjejnë njerëz mikpritës dhe thesare të mrekullueshme. Rajoni i Pogradecit është i mbushur me kulturë dhe histori interesante.

Gërmimet arkeologjike në kodrën mbi qytet kanë zbuluar një vendbanim Ilir të shekullit V para Krishtit që i përket fiseve të lashta Desaret dhe mbase Enkelejve. Gjatë shekujve në vazhdim njerëzit e fshatit zbritën poshtë në rrëzë të kodrës dhe krijuan qytetin e Pogradecit, përgjatë bregut të Liqenit të Ohrit. 

Zbulimet arkeologjike konfirmojnë popullimin në këtë rajon datojnë nga Periudha Neolitike (6000vj.P.K.), me popullsi dhe ndërtime në rritje gjatë periudhëave të Bakrit, Broncit dhe Hekurit. Njëzetekatër monumente natyre dhe 36 monumente të kulturës janë zyrtarisht të dokumentuara. Disa nga monumentet më interesantejanë: 
  • Rrënojat e një vendbanimi Ilir dhe një kishë Kristiane me mozaikë shumëngjyrësh janë gjetur në fshatin piktoresk të Linit i cili ndodhet në brigjet e Liqenit të Ohrit. 
  • Fshati i Selcës së sipërme i populluar që nga shekulli VI p.k. , kërkonte të bashkohej në betejat e Alexandrit të Madh. Pesë varre të lashtë monumentalë me hyrje të gdhendura tregojnë famën e qytetit të fuqishëm antik të Pelionit, ku ka jetuar mbreti ilir, Klit. 
  • Rrënojat e kalasë të shekullit IV në kodrën mbi Pogradec kanë disa formacione interesante me mure të parregullt gurësh. Që nga kalaja e vjetër, liqeni dhe pamjet e maleve janë të mrekullueshme si është dhe pamja e formacionit shkëmbor Guri i Kamjes. 
  • Rruga Romake Via Egnatia kalon përmes rajonit, nga Ohri, përgjatë fshatrave të Mokrës dhe mbaron në detin Adriatik në Durrës. Pranë Urës të Golikut (shek. XVII) ndërtuar mbi Lumin Shkumbin është gjurmë e kësaj rruge të vjetër romake. 
  • Burime të shumta ujore përfshi Burimet e Drilonit ku uji i pastër dhe i kristaltë rrjedh në Lumin Drilon dhe më pas në liqen. 
  • Shpella të shenjta dhe një kishë ndodhen pranë Qaf-Thanes dhe kufirit me Maqedoninë. Pikturat e bëra nga heremitët në mesjetë mund të shihen në kishë dhe në muret e shpellës. 

GJEOMONUMENTET NË RRETHIN E POGRADECIT "GURI I KAMJES" -Madhështor shfaqet Guri i Kamjes i cili ngrihet menjëherë mbi territoret përreth duke marrë pamjen e një vapori që lundron mbi një "Det të blertë". Ka përmasa: i gjatë 100 m, i gjerë 80 m, i lartë 70 m dhe ndodhet 1461 m mbi nivelin e detit. Forma e tij vjen nga skalitja dhe modelimi i vazhdueshëm nga errozioni. "KANONI I LLËNGËS" Gjendet në afërsi të fshatit Llëngë. Është i gjatë 1 km, i ngushtë 15-20 m. Përbën një formë të rrallë e të bukur të relievit me shpate vertikale dhe lartësi 50-60 m. "LIQENET E LUKOVËS" Gjenden në Bishnicë të Komunës Velçan, rreth 80 km nga qyteti i Pogradecit. Liqeni i madh ndodhet në kuotën 1851 m mbi nivelin e detit me një sipërfaqe 0.05 km2, ndërsa liqeni i vogël ndodhet në kuotën 1706 m me sipërfaqe 0.035 km2. Të dy liqenet rrethohen me një kurorë pyjesh të perzierë ahu dhe bredhi. "GADISHULLI I LINIT" Gjendet në liqenin e bukur të Pogradecit (Ohrit), rreth 22 km në veri të qytetit me një sipërfaqe 3 km2. Në të gjenden mozaikët e bukur të Linit të kohës së Perandorit Justin të Romës, si dhe rrënojat e kishës së "Shën Kollit" në verilindje dhe manastiri i "Shën Thanasit" në jugperëndim. (ndërtuar në vitin 200). "Mullaret e Gurte" - Trebinje Gjendet ne afersi te fshatit Trebinje te Mokres, 1150 m mbi nivelin e detit . Perfaqeson grupe guresh me perberje konglomeratesh me çimentim dhe fortesi jo te njejte, te modeluar nga era, qe u ka dhene formen e mullareve te gurte. Ata shtrihen ne nje hapesire rreth 110 m te gjate dhe 80 m te gjere. Jane te larte nga 3m deri ne 10m . Kane vlera shkencore ( Gjeologjike, Gjeomorfologjike,) Didaktike, kulturore, ekologjike dhe turistike. "Shpella e Baribardhes" Ndodhet ne afersi te fshatit Baribardhe 1052 m mbi nivelin e detit. Perben nje shpelle karstike te formuar ne gelqeroren e kretes se siperme. Eshte e gjate deri ne 30m dhe e gjere deri ne 4m. e larte deri ne 3m. Ka vlera shkencore (Gjeologjike, gjeomorfologjike,hidrologjike,) didaktike, ekologjike dhe kulturore. Selvite e Kishes Pogradec Ndodhen tek Kisha Fjetja e Shen Merise e Qytetit Pogradec, rreth 700 m mbi nivelin e detit . Perbejne drure me trung dhe kurore te vecante konike, me lartesi 18 dhe diameter te trungut rreth 1 m, dhe moshe 230 vjecare. Kane vlere shkencore(bilogjike dhe ekologjike) kulturore dhe turistike. Burimi i Drilonit Ndodhet ne afersi te qytetit te Pogradecit dhe te Liqenit te Ohrit ne 965 m mbi nivelin e detit. Perben nje burim te madh karstik ( prurja 7m3 /sek.), qe del ne kontaktin tektoniko-litologjik midis gelqeroreve te triasit te siperm - jura e poshtme dhe terrigjeneve. Ka uje shume te paster dhe te ftohte. Krijon nje mjedis shume terheqes . Ka vlera shkencore ( Gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike), kulturore didaktike dhe turistike. Guret " Nusja dhe Dhendri " Senisht Gjenden ne afersi te fshatit Senisht te komunes Moker 100 m mbi nivelin e detit. Perfaqesojne dy Gure me perberje konglomeratesh me çimentim dhe fortesi jo te njejte, te modeluar nga era, qe u ka dhene formen e "Nuses" dhe te "Dhendrit". Jane te larte deri ne 3m. Kane vlere shkencore (gjeologjike dhe gjeomorfologjike) didaktike, kulturore, ekologjike dhe turistike. Shpella e Najazmes ( Tushemisht ) Ndodhet ne afersi te fshatit Tushemisht 700m mbi nivelin e detit. Perben nje Shpelle karstike te formuar ne gelqeroret e triasit te siperm e jurasit te poshtem. Eshte e gjate deri ne 12m, e gjere deri ne 2m dhe e larte deri ne 3m. Ne te ndodhet nje koloni lakuriqesh nate. Legjenda e lidh edhe me fene. Ka vlera shkencore ( gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike) didaktike, ekologjike dhe fetare. Vlerat e saj jane te karakterit vendor. Eksploro Pogradecin, një rajon me hisori të pasur dhe shumë vendbanime të hershme arkeologjike të cilat j'u presin t'i zbuloni!
Burim informacioni- Institucioni I Prefektit Korçe