Drejtoria e Urbanistikes



Drejtoria e Urbanistikes ushtron funksionet dhe pergjegjesite e saj ne baze te ligjit nr.8652,date 31.07.2000 "Per organizimnin  dhe funksionimin e qeverisjes vendore", te ndryshuar ne perputhje me percaktimet e ligjit nr.10119 dt.23.04.2009 "Per planifikimin e territorit"me ndryshimet perkatese.
Drejtoria pergjigjet per hartimin dhe miratimin e instrumentave te planifikimit ne nivel qarku si dhe per zbatimin e politikave rajonale.
Ne ushtrimin e pergjegjesive sipas nenit perkates , percakton standarte dhe kushte te hollesishme ne rregulloret vendore te kontrollit te zhvillimit si dhe merr masat e nevojshme sipas ligjit per te shmangur shkeljet mjedisore,te shendetit dhe te sigurise publike ne territor.
Pergjigjet  per nje politike aktive te menaxhimit te tokes si dhe rregjistron te dhenat individuale sipas mjeteve tradicionale te informimit ne rregjistrin e planifikimit te territorit sipas percaktimeve te ketij ligji per territorin e tyre administrativ.Informon publikun per te gjithe procesin planifikues dhe zhvillimet ne territor si dhe siguron akses te plote  ne te dhenat e lidhura me kete proces.
Gjithashtu kjo drejtori pergjigjet per permbushjen e te gjitha detyrimeve te parashikuara nga ligji nr.10119 dt.23.04.2009"Per planifikimin e territorit" me ndryshimet perkatese si dhe aktet nenligjore te nxjerra ne zbatim te tij,si dhe per ushtrimin e te gjitha kompetencave qe ligji parashikon per bashkerendimin e puneve ndermjet autoriteteve ne fushen e planifikimit dhe te kontrollit te zhvillimit te territorit.
Drejtoria pergjigjet per zbatimin e cdo detyrimi me te cilin ngarkohet qarku nga ligji nr.10119"Per planifikimin e territorit" me ndryshimet perkatese dhe aktet nenligjore te nxjerra ne zbatim te tij.