Drejtoria e Investimeve dhe Sherbimeve.



Ne baze te analizes se perpunimit te te dhenave, Drejtoria e Investim Sherbimeve percakton perparesite lidhur me investimet publike sipas kerkesave te paraqitura nga njesite e qeverisjes vendore dhe pergatit dokumentacionin ne perputhje me ligjin"Per prokurimet publike","Per urbanistiken" dhe akteve te tjera nenligjore,si dhe ndjek ne menyre operative realizimin e te gjitha zerave te buxhetit te ndermarjeve ne varesi.
Kjo drejtori bashkerendon te dhenat sipas disa fushave si popullsise,tregut te punes ,mjedisit,tregut rural apo turizmit dhe biznesit.
Gjithashtu  ben evidentimin e cdo situate ne lidhje me rruget rurale ne inventar te KQ,si dhe ploteson hartat rajonale te te dhenave ne bashkepunim me drejtorine e urbanistikes.
Drejtoria e Investim Sherbimeve perpilon dokumentacionin per raste fatkeqesish natyrore  me karakter individual apo kolektiv.< Pranë kësaj drejtorie me vendim nr 563 date 12.08.2005 " Për percaktimin e përgjegjësive të qarkut në shpërndarjen e shërbimeve të përkujdesjes shoqërore funksionon dhe Komiteti i Vlerësimit të Nevojave dhe Planifikimit të Shërbimeve të Reja në Komunitet . Komiteti kryesohet nga kryetari i këshillit të qarkut dhe në përbërje ka 14 anëtarë. Anëtarët e këtij komiteti janë përfaqësues, në nivel kryetari, drejtori a përgjegjës sektori, të bashkive a komunave të qarkut, të zyrës rajonale të shërbimit social shtetëror, të OJF-ve, që ofrojnë shërbime të kësaj natyre, si dhe të organizatave të përfituesve, që veprojnë pranë këshillave të qarqeve, përfaqësues nga drejtoritë e arsimit, të shëndetësisë dhe të rendit. Komiteti përcakton dhe vlerëson: a) Numrin dhe llojet e shërbimeve, që nevojiten; b) Ofruesit e mundshëm të shërbimeve shoqërore; c) Projektet e propozuara nga institucionet, OJF-të, donatorët apo biznesi shoqëror për ngritjen e shërbimeve të reja komunitare. Sektori i ndihmës dhe i shërbimeve të përkujdesjes shoqërore, në këshillin e qarkut: 1. Zhvillon dhe nxit bashkëpunimin për ndihmën ekonomike dhe shërbimet e përkujdesjes shoqërore në fushat e arsimit, strehimit, shëndetësisë, transportit, bujqësisë etj. 2. Kërkon të dhëna për të vlerësuar fondet, që nevojiten për të financuar shërbimet e përkujdesjes shoqërore, në përputhje me nevojat e komunitetit dhe burimet e Buxhetit të Shtetit. 3. Kërkon të dhëna për programimin e fondit shoqëror për zbatimin e politikave dhe krijimin e shërbimeve të reja të përkujdesjes shoqërore, sipas nevojave të këshillit të qarkut. 4. Kërkon të dhëna për trajnimin e stafeve të qeverisjes vendore për shërbimet e përkujdesjes shoqërore. 5. Kërkon statistika, të dhëna dhe studime për programet e pagesave në cash, për familjet e varfra për personat me aftësi të kufizuar dhe shërbimet e përkujdesjes shoqërore, që zhvillohen pranë këshillit të qarkut. 6.Mbështet dhe nxit zhvillimin e procesit të këshillimit me bashkitë/komunat për shërbimet e përkujdesjes shoqërore. 7. Krijon kushtet e bashkëpunimit ndërmjet njësive të qeverisjes vendore dhe institucioneve qendrore, që veprojnë pranë këshillit të qarkut. 8.Mbështet dhe nxit bashkëpunimin ndërmjet shoqatave dhe organeve drejtuese të bashkive/ komunave për shkëmbimin e përvojave dhe për realizimin e çështjeve me interes të përbashkët.