Monitorimi i Procesit të Hartimit të Strategjisë së Decentralizimit dhe Qeverisjes Vendore 2014-2020



INSTITUTI PËR DEMOKRACI DHE NDËRMJETËSIM Departamenti i Qeverisjes Vendore dhe Zhvillimit të Integruar Dokument Politikash nr. 6 - S eria e dokumenteve të politikave të IDM-së - Nëntor 2014 Monitorimi i Procesit të Hartimit të Strategjisë së Decentralizimit dhe Qeverisjes Vendore 2014-2020 Me miratimin e Urdhrit Nr. 69, të datës 13.02.2014 "Për Ngritjen dhe Funksionimin e Grupit Ndërinstitucional të Punës për Hartimin e Strategjisë Ndërsektoriale të Decentralizimit dhe Qeverisjes Vendore" filloi zyrtarisht procesi i hartimit të strategjisë nën kujdesin e Ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore, mbështetur kryesisht nga asistenca teknike e projektit PLGP/ USAID. Ky dokument i tretë i politikave të IDM-së në kuadër të reformës së decentralizimit synon paraqitjen e nivelit në të cilin qeveria është e hapur1 gjatë procesit të hartimit dhe diskutimit të Strategjisë Ndërsektoriale së Decentralizimit dhe Qeverisjes Vendore 2014-2020. Dokumenti organizohet sipas dimensioneve të ndjekura gjatë punës monitoruese, specifikisht transparencës, pjesëmarrjes dhe bashkëpunimit. Përzgjedhja e këtyre tre dimensioneve është e bazuar në literaturë2 si dhe në parimet që udhëheqin marrëdhënien e qeverive të vendeve të zhvilluara me publikun.3 TRANSPARENCA Dimensioni i transparencës i referohet nivelit në të cilin qeveria siguron informacion që i lejon qytetarët tËi vendosin zyrtarët para përgjegjësisë. Matja e nivelit të transparencës është fokusuar në sasinë e informacionit të komunikuar, cilësinë e tij, nëse informacioni i dhënë është i plotë, i aksesueshëm, i shpejtë dhe gjithëpërfshirës si dhe në metodat e ndjekura të komunikimit. Urdhri i Kryeministrit për ngritjen e Grupit Ndër-institucional të Punës për Hartimin e Strategjisë Ndërsektoriale të Decentralizimit dhe Qeverisjes Vendore 2014-2020 është përfshirë në paketën e dokumenteve të paraqitura në takimin hapës për hartimin e strategjisë më datë 28.03.2014. Ky dokument përmban ngritjen, përbërjen, objektivin kryesor të grupit ndërinstitucional si dhe afatet e përfundimit të hartimit të strategjisë. Evidentohet se ky urdhër nuk është pasqyruar në ndonjë media dhe nuk është vendosur në asnjë faqe interneti dhe për pasojë njohja e përmbajtjes dhe afateve të tij nga aktorë dhe grupe të tjera të interesit ka qenë e pamundur. Qeveria ka qenë e hapur në prezantimin e afateve për hartimin e strategjisë, por vërehet mos përmbushje të tyre. Kështu, në pikën 8 të Urdhrit të Kryeministrit është vendosur detyrimi që grupi i punës të hartojë projektin e parë të strategjisë brenda muajit korrik 2014. Në planin e veprimit të përbashkët (MSHÇV dhe Projektit të USAID-it) të publikuar më 28 mars 2014 ishte parashikuar që në javën e parë të muajit korrik 2014 të përfundonte drafti final i strategjisë dhe në javën e fundit të muajit korrik 2014 të fillonte monitorimi i procesit të decentralizimit. Në Draft-Strategjinë, versioni i datës 9 gusht 2014 deklarohet se: "Procesi i hartimit të strategjisë filloi në mars 2014 dhe përfundoi në shtator 2014".4 Në versionin e muajit tetor 2014 deklarohet se "Procesi i hartimit të strategjisë fi-lloi në mars 2014 dhe përfundoi në nëntor 2014".5 Mospërmbushja e afateve ka shkaktuar konfuzion, mosrakordim veprimesh si dhe mangësi në har-monizimin me strategji të tjera sektoriale apo ndërsektoriale. Përgjithësisht, qeveria ka qenë transparente në komunikimin e aktiviteteve të organizuara në kuadër të hartimit të strategjisë. Pavarësisht këtij fakti, audienca ka qenë e kufizuar në aktorët e interesuar të decentralizimit dhe qeverisjes vendore në Shqipëri nëpermjet ftesave nga Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore. Takimi i parë prezantues ka qenë i hapur, pavarësisht se pjesëmarrësit kanë marrë ftesë paraprake. 4 Versioni Draft 9 gusht 2014 "Strategjia Kombëtare Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore" 5 Versioni Draft tetor 2014 "Strategjinë Kombëtare Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore" Takimet e nëngrupeve të punës, specifikisht: Funksionet, Decentralizimi Fiskal, Strukturat dhe Marrëdhëniet Ndër-Institucionale, Administrata Vendore dhe Mirëqeverisja dhe Qeverisja Vendore dhe Integrimi në BE kanë qenë të mbyllura vetëm për anëtarët e tyre. Në rend kronologjik janë zhvilluar këto aktivitete: Organizimi i takimit të parë të grupit të punës për decentralizimin (28.03.2014); Ta-kim i ministrive të linjës (9.04.2014); Takim i Nëngrupit të Decentralizimit Fiskal (24. 04. 2014); Takim i donatorëve mbështetës në reformën e decentralizimit (30.05.2014); Takim i Nëngrupit për Zhvillimin Urban, i cili nuk u shpall në fillim të procesit të hartimit (9.07.2014); Hartimi i versionit të parë të strategjisë (9.08.2014); Tryeza e Rrumbullakët mbi "Reformën Administrative Territoriale dhe Decentralizimin Fiskal" (12.09. 2014); Takim me shoqatat e të zgjedhurve vendorë dhe organizatat partnere mbi ndryshimet e Ligjit Nr. 8652, datë 31.07.2000 "Për Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore" (10 tetor 2014); Tryezë e organizuar nga DLDP dhe PLGP/USAID me temë "Sfidat dhe Mundësitë e Decentralizimit" (23.10.2014) që përmbante dhe një seancë prezantimi dhe diskutimi të Draft- Strategjisë. Në tetor 2014 u publikua versioni i dytë i Draft-Strategjisë dhe për herë të parë iu shpërnda për konsultim aktorëve dhe grupeve të tjera, por evidentohet mungesa e versionit në gjuhë të huaj. Në lidhje me aktivitetet që u shpallën nga qeveria dhe nuk u organizuan përfshihen mbledhjet e nëngrupeve të "Administratës Vendore dhe Mirë-qeverisjes" dhe "Qeverisjes Vendore dhe Integrimi në BE". Këto mbledhje priteshin të zhvilloheshin gjatë muajit shtator 2014 në vijim të punës për hartimin e strategjisë. Vlerësohet pozitivisht vendosja në dispozicion të grupit të punës dhe nëngrupeve të shumë dokumenteve të përgatitur apo të mbështetur nga ekspertë dhe agjenci të ndryshme nëpërmjet programeve të tyre për qeverisjen vendore dhe decentralizimit si nga PLGP/USAID, DLDP, SDC, OSBE, KiE, etj. Konstatohet se një pjesë e dokumentave nuk kanë qenë në gjuhë të huaj dhe për pasojë ekspertët ndërkombëtar e kanë pasur të vështirë të konsultohen dhe të japin mendimin dhe kontributin e tyre. Mendojmë se grupi i punës/ nëngrupet dhe ekspertët duhet të kishte bërë më shumë takime dhe analiza të thelluara për zhvillimin vendor dhe rajonal në qasjen e konsolidimit territorial. Gjithashtu, janë vërejtur tipare të hapjes prej qeverisë në ndarjen dhe qarkullimin e versioneve të hartuara të strategjisë me aktorët e interesuar, por konsultimi nuk është shtrirë plotësisht me njësitë e qeverisjes vendore. Kjo ndarje është kryer në mënyrë elektronike ose drejtpërdrejt në takimet e zhvilluara. Komunikimi mes anëtarëve të grupit të punës dhe nëngrupeve ka qenë kryesisht përmes postës elektronike. Takimet e nëngrupeve të punës janë lajmëruar me e-mail, ku data dhe agjenda janë njoftuar paraprakisht mes anëtarëve dhe të ftuarve. Analizat e hartuara prej nëngrupeve të punës apo ekspertë individualë janë vënë në dispozicion të anëtarëve përmes postës elektronike, por mungon një platformë elektronike online konsultimi, për pasojë dokumentat e sipër-cituara nuk janë të aksesueshme prej të gjithë kërkuesve apo studiuesve të interesuar. Konsultimi me ekspertët dhe drejtuesit vendorë nga ana e programeve (DLDP, PLGP) është shumë më i mirë dhe me qasje nga poshtë lartë nëpërmjet takimeve të drejtpërdrejta dhe me anë të një platforme elektronike (http://www.km.dldp.al/blog/). Pasqyrimi i procesit të hartimit të strategjisë ndërsektoriale të decentralizimit dhe qeverisjes vendore në median e shkruar, vizive dhe në website është parë në këndvështrimin (a) se sa informacion i është përcjellë publikut dhe grupeve të interesit për procesin dhe (b) sa të hapur kanë qenë takimet e grupit dhe nëngrupeve të punës me median. Ne evidentojmë se (i) pasqyrimi i procesit të hartimit të strategjisë ka qenë më i kufizuar nëse e krahasojmë me atë të reformës territoriale, sepse ka më pak takime të hapura në numër, ka më pak informacion të pasqyruar në media dhe nuk ka një një website të ngjashëm me atë të reformës administrativo-territoriale. Në website-n e ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore është vendosur një site "Prioritetet" - "RAT & Decentralizimi", por që nuk pasqyron asgjë nga procesi i hartimit të strategjisë së decentralizimit. Një site i mirë për të tërhequr mendimet e ekspertëve, grupeve të interesit dhe qytetarëve është ndërtuar nga DLDP (ii) Takimi i parë i grupit të punës i mbajtur më 28 mars, Tryeza e rrumbullakët "Reforma Territoriale dhe Decentralizimi Fiskal" e mbajtur më 12 shtator, tryeza e diskutimit e mbajtur më 10 tetor për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8652, "Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore kanë qenë të hapura dhe janë pasqyruar në med-ian e shkruar, vizive dhe website (iii) takimet e nëngrupeve të punës nuk kanë qenë të hapura për mediat, (iv) ka pak artikuj dhe analiza të pasqyruara në median e shkruar dhe vetëm një tryezë debati në median vizive. PJESËMARRJA Dimensioni i pjesëmarrjes i referohet për-fshirjes së njësive të qeverisjes vendore, ministrive të linjës, shoqatave të të zgjedhurve vendorë, organizatave të shoqërisë civile dhe qytetarëve në procesin e vendim-marrjes me qëllim informimin, shkëmbimin e përvojave dhe ndikimin e reformave qeveritare. Pjesëmarrja në Grupin Ndërinstitucional të Punës përgjegjës konsiderohet gjithëpërfshirëse me 41 institucione e organizma me përfaqësues nga ministritë e linjës, të qeverisjes vendore, shoqatat vendore, përfaqësues të biznesit, shoqërisë civile, organizatave kombëtare e ndërkombëtare dhe donatorëve që operojnë në Shqipëri, agjencive të ndryshme që zbatojnë programe për qeverisjen vendore dhe decentralizimin. Evidentojmë mun-gesën e përfshirjes në këtë proces të deputetëve (nënkomisioni për qeverisjen vendore) dhe të komunitetit kërkimor-shkencor. Pjesëmarrja dhe kontributi i agjensive dhe programeve të ndryshme është thelbësore për hartimin e strategjisë. Kontributi, rolet dhe për-gjegjësitë e këtij komuniteti u përcaktuan në takimet e grupit të donatorëve të mbajtur më 30 maj. U përcaktua që roli dhe përgjegjësia për: (i) decentralizimin fiskal të ishte i PLGP/USAID dhe DLDP; (ii) funksionet i DLDP dhe i OSCE; (iii) strukturat i DLDP, STAR dhe i KiE; (iv) administrata e DoPA, KiE, DLDP dhe SDC; (v) Integrimin evropian i DLDP-së dhe i SDC-së. Programet e ndryshme i kanë ofruar grupit/nëngrupeve të punës raporte, analiza dhe rekomandime shumë të vlefshme. Në një hap tjetër do të bëhet analiza e përmbatjes së strategjisë dhe do të vlerësohet se sa janë marrë parasysh raportet, analizat dhe rekomandimet nga grupi i punës për tËi përfshirë në strategji. Pjesëmarrja e shoqatave të të zgjedhurve vendorë si Shoqata e Bashkive, Shoqata e Ko-munave, Shoqata për Autonomi Vendore nuk ka qenë e vazhdueshme. Takimi konsultativ i pritur midis Ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore dhe shoqatave të të zgjedhurve vendorë në lidhje me strategjinë nuk është arritur të realizohet për shkak të ndasive politike. Pritej një rol më i vendosur i shoqatave të të zgjedhurve vendorë në këtë proces. Organizatat e shoqërisë civile me përvojë në këtë sektor kanë luajtur rol aktiv gjatë gjithë procesit të hartimit. Në lidhje me përfaqësuesit e njësive të qeverisjes vendore, është vënë re kryesisht pjesëmarrja e bashkive të majta në aktivitetet e organizuara nga Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore. Ndërkohë në aktivitetet e organizuara nga programet/ agjencitë ndërkombëtare pjesëmarrja ka qene nga i gjithë spektri politik. Programi PLGP ka përfshirë aktivisht përfaqësues nga bashkitë dhe komunat që mbulohen prej këtij programi. Pjesëmarrja e tyre përfshin një shumicë të konsiderueshme të përfaqësimit të qeverisjes vendore në Shqipëri duke qenë se komunitetet e këtyre njësive vendore përbëjnë një popullsi me më shumë se 1.5 milion banorë. Programi i DLDP-së gjithashtu ka nxitur pjesëmarrjen e përfaqësuesve të njësive vendore në qarqet Shkodër, Lezhë, Kukës, Durrës dhe Dibër për të ofruar rekomandime për Strategjinë e Decentralizimit dhe Qeverisjes Vendore 2014- 2020. Gjithsesi, pjesëmarrja nevojitej të ishte me e plotë prej përfaqësuesve të njësive të qeverisjes vendore në të gjithë Shqipërinë koordinuar nga MSHÇV. Mungon bashkëpunimi me grupet e tjera që kanë objekt hartimin e strategjive sektoriale dhe kjo ka sjellë mosharmonizim të strategjisë së decentralizimt me strategjitë e tjera sektoriale. BASHKËPUNIMI Dimensioni i bashkëpunimit i referohet krijimit të urave të komunikimit me grupet e interesit dhe vendosjen e marrëdhënieve për ta forcuar procesin e decentralizimit. Vlerësohen përpjekjet për nxitjen e bashkëpunimit të qeverisë në disa nivele si me përfaqësuesit e ministrive të linjës, donatorët, shoqatat e të zgjedhurve vendorë dhe organizatat e shoqërisë civile. Gjithsesi, niveli i bashkëpunimit mes nëngrupeve të punës ka qenë i kufizuar. Kjo dëshmohet me mbledhjen e këtij grupi ndërinstitucional vetëm në takimin hapës të hartimit të strategjisë. Nevojitet mbledhja e këtij grupi për njohjen formale të stra-tegjisë në mënyrë që të lehtësohet zbatimi i saj. Bashkëpunimi ndërinstitucional në nivel qen-dror ka ndeshur në disa probleme duke qenë se koordinatorët e nëngrupeve të punës nuk kanë mundur që të angazhojnë ministritë e linjës në takime dhe në procesin e diskutimeve. Kjo është përforcuar edhe me kontributin e pakët të këtyre ministrive në hartimin e projekt-strategjisë. Bashkëpunimi me shoqatat e të zgjedhurve vendorë ka qenë asimetrik dhe i disbalancuar, ndërkohë që bashkëpunimi me njësitë e qeverisjes vendore është realizuar vetëm me ndihmën e disa programeve ndërkombëtare në sajë të bashkëpunimit të vendosur, por jo drejtpërdrejt nga MSHÇV. [1 Ose government openness. Shih për shembull, Bertot, J. C., McDerËmott, P., Smith, T. (2012). Measurement of open government: Metrics and process. Proceedings of the 45th Annual Hawaii International ConËference on Systems Sciences, pp. 2491-2499 2 Sandoval-Almazan, R. & Steibel, F. (2013). Benchmarking Mexico & BraËzil open government websites: Models and Metrics. American Journal of Industrial and Business Management, 3, pp.23-32; Open government data principles. Retrieved July 18th, 2014 from https://public.resource. org/8_principles.html ]