Dardha Turizem per 365 dite



Nëse të bie rasti të jetosh për disa kohë në juglindje të vendit në rajonin e Korçës, mos lerë pa vizituar edhe Dardhën. Nuk bëhet fjalë për frutin e njohur, por për fshatin me të njëjtin emër. Një vend, i cili me ajrin e freskët dhe dimrin e ashpër por tepër të bukur, të bën për vete në çdo stinë. Ajri i freskët në stinën e verës dhe dëbora e madhe në dimrin e ashpër, e bëjnë Dardhën të vizitueshme dhe të preferuan nga të gjithë në çdo stinë.

Pak histori
Sipas një legjende të vjetër, ky fshat ka pasur fruta të shumtë, nga të cilat, më e kultivuara ka qenë dardha. Nuk dihej si t'i vihej emri këtij fshati në atë kohë dhe meqë fruit i dardhës ishte mbreti i momentit midis frutave të tjerë, u vendos nga banorët vendas të quhej Dardhë. Dardha ësbtë një fshat i krijuar rreth viteve 1600. Atë e gjejmë të kompletuar në vitin 1787 kohë kur u cel edhe shkolla e parë shqipe në Korçë. Në dhjetëvjecarin e fundit të shekullit të 20, filloi të funskionojë shkolla e vashave e drejtuar nga mesues dhe mësuese vendase dardhare. Në vitin 1917 në Dardhë u hap shkolla e parë shqipe e fshatit. Kulmin e zhvillimit, Dardha e arriti në vitin 1913, kur në fshat numëroheshin rreth 500 shtëpi. Që në kohët e vjetra para vitit 1800, dardharët janë përmendur për përpunimin e drurit, të shajakut për të qepur kostumet e bukura dardhare, të cilat njihen edhe sot e kësaj dite për vallen e famshme të tyre thuajse në të gjithë vendin, madje edhe jashtë shqipërisë.

Rrikthim në identitet
Ka mëse pesë vjet që Dardha po kthehet në një vend ku të gjithë duan të kalojnë sikur të paktën edhe një ditë të vetme. E harruar pas viteve 90, kur pjesa më e madhe e banorëve u largun drejt qendrave urbane apo edhe në emigracion, sot shumë prej tyre janë rrikthyer nga këto vende. E shohin të ardhmen tonë këtu, shprehet Emin Loli 59 vjeç, banor i këtij fshati. Ai ka emigruar në shtetin grek për një hark kohor prej gati 9 vjetësh. "Të gjitha fitimet e punës atje në greqi, i morra dhe jam duke ndërtuar një shtëpi të madhe dhe të bukur", theksno ai. Emini ndihet i kënaqur, pasi ka hapur edhe një lokal të bukur në një natyrë të rrallë, ku banorët e fshatit apo edhe turistët, shkojnë dhe pijnë kafen apo hanë diçka nga gatimet tradicionale të fshatit, të cilat siç thotë ai, i gatuan gruaja e tij me kujdesin më të madh që t'u shijojë të gjithëve.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe me shumë banorë të tjerë, të cilët investimet e tyre, kanë menduar t'i bëjnë në Dardhë, pasi në një farë mënyre ua kanë ditur edhe hajrin.

Akomodimi modern, aspak problem
Tashmë në këtë fshat të njohur në të gjithë vendin, nuk është aspak problem të qëndrosh qoftë edhe një natë të vetme, pasi tashmë ekzistojnë të gjitha kushtet. Në Dardhë, mund të gjeni shtëpi, të cilat vihen në dispozicion të vizitorëve kundrejt një tarife shumë të leverdisshme. Gjithësej, kapaciteti akomodues në fshatin e Dardhës, arrin në gati 150 shtretër. Ashtu si në qytet edhe në Dardhë është ngritur vetëm tre vjet më parë, një hotel i vogël por me mjaft cilësi dhe me të gjitha kushtet e një hoteli modern dhe turistik. Hotel "Dardha", përveç dhomave çlodhese dhe qetësisë, të ofron një pamje mahnitëse në të gjitha stinët. Kapaciteti me 25 dhoma dhe gjithësej (75 shtretër). E për të menduar më tej, kur në hotel nuk ka më vende, gati të gjitha familjet dardhare kanë menduar për turistët. Në pjesën më të madhe të shtëpive të fshatit, është ngritur nga një dhomë apostafat me të gjitha kushtet e një hoteli, ku të interesuarit kanë mundësi akomodimi gjatë qëndrimit në këtë fshat turistik. Pas Voskopojës, fshati i Dardhës renditet i dyti për turizmin familjar në rajonin juglindor.

E kaluara dhe e tashmja në një të vetme
Në traditën e fshatit Dardhë, askush nuk mund të harrojë piknikët e bukura dardhare me të kënduara me mandolina dhe kitara, zairenë e dimrit, pjekjen e byrekëve me sac etjerë. Në dardhe të bie menjëherë në sy shkolla e Shën Gjergjit, me ikonostasin e saj të famshëm, kalldrëmet, shtëpitë karakteristike shekulore, të cilat dëshmojnë për mënyrën e jetesës në fshat. Gdhendjet me gur të cilat egzistojnë në gurënt e shtëpive të vjetra të cilat tregojnë se dardharët në shpirt kanë qenë artistë. Në dardhë egzistojnë edhe dy kisha të tjera si ajo e Shën Pjetrit dhe Shën Thanasit, të cilat janë në dy pikat më dominuese të këtij fshati. Uji mineral i Dardhës është përdorur që shumë herët për vlerat e tij kurative. Festa më tradicionale është ajo e Shën Mërisë, e cila ndryshe nga simotrat e saj festohet më 16 Gusht pasi kjo përkon edhe me atë të shoqërisë dardhare "Shpresa". Në këtë festë krahas ceremonive fetare luhet edhe vallja e bukur e dardhËs, e cila tërheq mjaft vizitorë, jo vetëm nga trevat e Korçës dhe të shqipërisë, por edhe nga shumë vende të tjera të rajonit dhe më gjerë. Festë tjetër tradicionale është edhe ajo e Shën Pjetrit, e cila organizohet në pyllin e fukur të kësaj kishe të ndërtuar mbi shkëmb. Nëse do të jeni të ftuar për një drekë në dardhë, natyrisht nuk mund të ikni pa provuar të famshin lakrorin me dy petë në saç. Vizitorët, që kryesisht mbërrijnë fundjavave në Dardhë, nuk rrinë pa e shijuar lakrorin me dy petë të pjekur me saç, bulmetin e zonës dhe, sigurisht ujin mineral që dallohet për vlerat e tij të mëdha kurative. Gatimet me ligavecë, kërmij apo kërpudha, pa harruar edhe rakinë dardhare, janë të tjera asortimente që plotësojnë shijet gastronomike të vizitorëve. Ngjyrat e purpurta, të kombinuara me të kuqen e të zezën, përbëjnë edhe koloritin e kostumeve karakteristike të grave të zonës. E mirënjohura "Vallja dardhare" është një tjetër element autokton që dëshmon për zhvillimin kulturor të këtij fshati.
Dardha është një vend malor me një bukuri të rrallë. Ndodhet në juglindje të qytetit të Korçës në largësinë 20 kilometra dhe në lartësinë prej 1344 metrash mes maleve që i rrinë asaj si kurorë. Ky fshat është vendosur në një gropë, ndërmjet kodrave të Shën Pjetrit, shkëmbit të Vjeshtës dhe kodrave të tjera përballlë tyre. Dardha ofron një klime ideale, ajër të pastër e të pasur me oksigjen, duke qenë në këtë mënyrë e preferuar gjatë gjithë vitit. Rreshjet e shumta të dëbores dhe pistat natyrore të krijuara janë të përshtatshme për zhvillimin e sporteve dimërore sidomos atë të skive. Bujaria dhe mikrpritja dardhare njihen dhe përtej trevave të Korçës, madje edhe në shumë vende të shqipërisë.

Tepër e lehtë të shkosh në Dardhë
Askush nuk e ka të vështirë të shkojë në fshatin turistik të Dardhës, pasi shërbimi taksi ofrohet për të gjtihë të interesuarit me një çmim fare të lirë, ku natyrisht investimet e kohëve të fundit, kanë bërë që infrastruktura dhe rruga që të çon në këtë fshat, të jetë e kënaqshme dhe pa probleme. Edhe komunikimi mes njerëzve nuk mungon, pasi në fshat funksionon fare mirë një central telefonik, por edhe të dy rrjetet e telefonisë celulare të vendit tone. Gjithësesi mbetet të thuhet se Dardha mbetet një ndër perlat më të bukura të rajonit juglindor, por edhe të të gjithë vendit, për gjithçka mbart në vete.