Komuna Voskopojë

Kisha e Shën Thanasit



Komuna Voskopojë me qendër fshatin Voskopojë, shtrihet në një lartësi 1200m mbi nivelin e detit, në perëndim të qytetit të Korcës, me largësi rreth 19 km e lidhur me qytetin e Korcës me rrugë automobilistike.

Voskopoja ka një sipërfaqe rreth 100 km2 prej të cilave 2477 janë tokë are dhe pjesa tjetër pyje e kullota.

Voskopoja është një qytezë e krijuar rreth viteve 1330 sipas Kodikut të Manastirit të Shën Prodhomit ku kulmin e vet e arriti rreth viteve 1750 me një popullsi gati 28-30 mijë banorë.

Në kulmin e lulëzimit Voskopoja kishte 24 kisha me afreske nga më të bukurat dhe sot mbijetojnë 7 prej tyre.

Voskopoja dikur ishte me Shkollë të Mesme, Akademi, Bibliotekë (shek. XVI, XVII, XVIII), artizanat e tekstile si dhe mjeshtra kovecë, kallajxhinj, teneqexhinj, gurskalitës, etj. Ajo shërbeu si qendër tregtare dhe lidhëse jo vetëm brenda vendit, por edhe lidhëse midis vendeve fqinje si Greqi e Turqi.

Në Komunën e Voskopojës tani ka prioritet turizmi familjar e ai urban, zhvillimi i pemtarisë, mbarështrimi i blegtorisë, peshkut e bletës si dhe përpunimet artizanale. Peshku kultivohet në vazhdimin e rrjedhës së përroit Zavdar-Gjenomadh-Strug-Zhomër. Voskopoja dallon për mbarështrimin e bletës në vendet me bimësi të shumëllojshme.

Kjo zonë ka si pasuri natyrore lugina e pllaja, shpate e gryka përrenjsh, zona masive me pyje, kryesisht pisha, ahu e dushku përreth kurorës së Voskopojës.
Voskopoja shtrihet mbi një rrafshnaltë të bukur, 115m mbi nivelin e detit ndërmjet Gorës dhe Oparit. Fshati është I rrethuar nga kodra të larta dhe nga pyje me fiere. Që nga buza e Shën Prodhomit mund të shihet një peizazh I mrekullueshëm që ka në sfond majën e Lenies dhe Ostrovicën (2246m). Vera është e freskët dhe dimri I ftohtë dhe me rreshje dëbore gjatë pjesës më të madhe të stinës. Ajri është I pasur me oksigjen dhe ozon.

Është mjaft aktiv përpunimi i gurit për ndërtimin e vilave si dhe përpunimi i drurit në mobilimin e ndërtesave dhe të banesave.

Ekzistojnë 7 kisha (bazilika) si ajo e Shën Kollit, Shën Thanasit, Shën Marias, Shën Prodhomit, Shën Mëhillit, etj. që shërbejnë për vizitorët.
Manastiri i Shën Prodhomit- Për fat të keq ka mbetur vetëm një kishë për shkak të zjarrit që shkatërroi pjesën tjetër te manastirit.

Kisha e Shën Kollit: e ndertuar në vitin 1721. Në kishë ndodhen afreske si edhe piktura të Davidit, Konstandinit dhe Anastasit.
Kishat e Shën Millit dhe Shën Thanasit janë vetëm rrënoja, por përmbajnë piktura të Konstandinit dhe Athanasit dhe shkronja të Shenjta.

Voskopoja ka traditë në pjekjen e mishit të qingjit, përpunimit artizanal, përpunimit të  të djathit, salcës, gjizës, turshive, petkave si dhe pjekjen e byrekëve në saç.