MUZEUME



Muzeu i Vangjush Mios (1891 - 1957) - mbart vlera artistike të pikturave të impresionistit të shquar shqiptar. Muzeu është ndërtuar në një rrugë të vjetër karakteristike korçare me emrin e patriotit Spiro Ballkameni. Muzeu i Artit Mesjetar - është në lindje të Korçës, jo larg Bulevardit. Është një institucion i rëndësishëm kulturor dhe shkencor. Përmban perzjerje eklektike të monumenteve dhe objekteve, si një hark nga nje xhami në qytetin e Kavajes, objekte fetare, ikona të ndryshme të vlefshme, origjinale dhe kopje të para të pikturave te lashta, frona interesantë Episkopiane etj. Ky muze ka 7000 objekte artistike prej guri, druri, leshi, argjendi dhe metale te tjera, kostume folklorike dhe objekte të tjera të cilat tregojnë antikitetin, traditat dhe origjinalitetin e kulturës sonë. Rreth 6000 prej këtyre objekteve, janë ikona. Ikonat më të hershme të këtij muzeu janë: Shen Kolli, Shen Meria e Bllashtonjes. Duke qenë dhe fillimet e artit figurative, janë më të bukurat të karakterizuara nga stili Bizantin. Janë të prezantuara në mënyrë kronologjike punime të Onufrit si: Pagëzimi i Krishtit, Lindja e Krishtit etj. Piktorë si Simon Ardenica, Jeromanarku dhe të tjerë janë të njohur për portrete si Shën Gjergji në kalë, Lindja e Krishtit, Pagëzimi etj. Pikturat e Shpatarakut tërheqin vëmendjen, një prej tyre është Shën Johan Vladimiri, ikona me e njohur. Muzeu Arkeologjik Kombëtar i Korçës - Është një nga institucionet kulturore me moshë të re. U krijua në vitin 1985 dhe mori një formë më të plotë pas vitit 1990. Muzeu është vendosur në një ndertesë karakteristike korcare e cila për vlerat arkitektonike të saj është shpallur Monument Kulture. Ai i përket kryesisht prehistorisë duke e shndërruar atë në një muze interesant dhe specifik duke pasur eksponente autentike të zbuluara nga gërmimet arkeologjike në shumë vendbanime prehistorike që tregojnë zhvillimin e kulturës së kësaj pjese jug-lindore të Shqiperisë që nga mijëvjecari i gjashtë para Krishtit deri në shekullin e gjashte. Nuk mungojnë objekte nga periudha të tjera historike siç janë, Periudha Helenike, Romane dhe Paleobizantine. Muzeu i Arsimit - Ështe ngritur në godinën ku në 7 mars 1887 u hap shkolla e parë shqipe ose "Mësonjëtorja". Në stendat e muzeut ekziston fotokopja e Abetares së parë shqipe, e shkruar nga patrioti Naum Veqilharxhi, si edhe Abetarja e dytë e patriotit Kostandin Kristoforidhi. Muzeu Bratko - ndërtuar në vitin 2003. Është një dhuratë e një shqiptari Dhimitër Borja, i cili ka jetuar në Amerikë. Muzeu Bratko është një muze oriental, kryesisht me vepra arti nga vendet në të cilat ka qenë vetë dhuruesi. Një koleksion mjaft i vlefshëm për qytetin është edhe koleksioni privat i fotografit Kristaq Sotiri. Fotografitë e tij artistike janë një pasuri jo vetëm për qytetin, por për gjithë vendin. Karakterizohen nga një teknikë e vecantë stampimi. Ato janë edhe dokumenta që flasin për periudhën dhe historinë e qytetit.