Prespa dhe vlerat e saj te rralla

Prespa



Prespa shpalos një bukuri natyrale dhe tërheqëse ku më të dalluarit janë liqenet (Prespa e madhe dhe Prespa e Vogël) . Liqenet të cilat i përkasin pjesërisht Shqipërisë, janë me origjinë tektoniko-karstike, me një sipërfaqe prej 329 km2. Ato kanë ujë të pastër (20m dukshmëri). Brigjet janë pjesërisht shkëmborë - të lartë dhe pjesërisht rërë - të ulët. Zaroshka është plazhi më i preferuar nga vizitorët. Ishulli i Maligradit është një bukuri natyrore dhe kulturore.Në një shpellë të saj është ndërtuar një kishë Ortodokse e shek. XIII. Fauna e këtij rajoni është e pasur dhe përfshin zogj të rrallë si pelikani i bardhë. Në dimër Prespa tërheq mjaft vizitorë që iu ofrohen mundësi për ski. Pasuritë natyrore Shpella Ato ndodhen: në pjesën nga fshati Zaroshkë (në lindje) në rreze të malit Osojë deri tek kufiri me Greqinë (buzë liqenit); në fshatin Liqenas (në perëndim të liqenit të Prespës) deri tek fshati Gollomboç; Nga fshati Kallomas (në veri të liqenit të Prespës) deri tek kufiri me Maqedoninë. Si zona pyjore dhe rezervate gjuetie mund të përmendim: Në fshatin Zaroshkë: Zona pyjore e malit Osojë që shtrihet në lindje të liqenit të Prespës me kufizime: në lindje- kufirin grek, perëndim- liqeni i Prespës, very- kufiri grek, jug- mali i Kallugjerit. Në fshatin Goricë e Vogël: Zona pyjore nga Stacioni pyjor (sipër stacionit pyjor deri në fshatin Goricë e Madhe. Në fshatin Kallamas: Zona pyjore që shtrihet në lindje të këtij fshati dhe kufizohet në veri: kufiri me Maqedoninë; jug: liqeni i Prespës; lindje: kufiri i Maqedonisë; perëndim: fshati Kallamas. E veçanta e kësaj zone është se përshkohet nga pyje të rralla me karakteristikë drurin Venjë. Në Prespë ka shumë zona malore: Mali i Thatë, Mali Ivan, Mali i Kallugjerit, etj. Zona bregdetare (plazhe dhe lugina) Buzë liqenit të Prespës ka shumë vende të përshtatshme për plazh. Këto plazhe ndahen në: plazhe rëre dhe plazhe shkëmbore. Mund të themi se ka rreth 10 km vijë liqenore të përshtatshme për plazh, por që kërkojnë një investim më të madh për të marrë formën e plazhit të vërtetë. Këto shtrihen: Në fshatin Zaroshkë (plazh ranor dhe shkëmbor) Në fshatin Pustec (shkëmbor) Në fshatin Gollomboç (ranor dhe shkëmbor) Në fshatin Goricë e Vogël (ranor) Në fshatin Kallamas (ranor dhe shkëmbor) Pasuri kulturore-historike Në zonën e Prespës ka shumë kisha të vjetra që nga shekulli i XIII-XIV deri në shekullin XVIII-XIX. Në çdo fshat ka nga një kishë, por në fshatra të tjerë mund të gjesh më shumë kisha. Më të vjetrat: Kisha e Shën Mërisë (shek. XIV-XV) në ishullin e Maligradit Në fshatin Kallamas (në lindje) ndodhet Kisha e Shën Marenës , buzë liqenit të Prespës në malin e veshur me Venjë. Ka dhe shumë kisha e vakëfe në pjesën shkëmbore të liqenit. Ato ndodhen buzë liqenit në pjesën shkëmbore. Kuzhina e Prespës Karakteristikë është gatimi i peshkut. Peshku Krap; Tavë krapi dhe i skuqur. Tava gatuhet me pak lëng dhe copa peshku, ku për gatim ka recetë të veçantë. Peshku - Mrenë: Është peshk i rrallë në Shqipëri, që rritet vetëm në liqenin e Prespës dhe gatuhet zakonisht i skuqur, por edhe i gjallë. Cironka e Prespës: Gatuhet e skuqur (e njomë) ose e skuqur (e thatë) Në kuzhinën e Prespës, karakteristikë janë edhe turshitë e ndryshme: turshi speca, lakre, domate. Speca të mbushur me djathë, gjizë, me lakër dhe hudhra. Në kuzhinën e Prespës është karakteristikë dhe byreku i zonës (me peshk e gjizë dhe vezë, ose me qepë).