"HISTORITE" E TRE RAJONEVE EUROPIANE



Asambleja Europiane e Rajoneve mblodhi bashkë tre rajone të rëndësishme të cilat sollën shembuj konkretë se si teknologjitë e reja kanë ndihmuar në ecurinë e rajonit, evidentimi i problemeve që janë hasur në rajon dhe tek qytetarët e tyre, apo se si këto teknologji të reja krijojnë një rrugë të re drejt një demokracie solide.Rajonet që u përzgjodhën ishin Fribourg (Zvicer ), Korcë (Shqipëri),  Katalonja (Spanjë).                         Znj. Ana Verushi solli një përshkrim të hollësishëm te ndryshimeve institucionale te ndodhura në Shqipëri që nga viti 1992  deri në vitin 2013, ndarjet në prefektura, qarqe, bashki dhe  komuna, dhe ndryshimet që sollën në ekonomi këto ndarje administrative. Reforma territoriale ishte pjesa ku Znj. Verushi u ndal me një përshkrim më të hollësishëm, duke nxjerrë në pah efektet pozitive të saj në krijimin e rajoneve të mëdha, sfidat me të cilat këto ndryshime duhet të përballen, si dhe efektet që do të sjelle kjo qasje inovative e organizimit te strukturave shqiptare në mbarëvajtjen e mëtejshme të pushtetit vendor. Nismat më të rëndësishme si " Le të pastrojmë Shqipërinë" , "One stop shop", "Pastroni qytetin tuaj" , "Forumi qytetar" ishin shembujt që Znj. Ana Verushi solli për të bërë një tablo më të qartë se si teknologjitë e reja janë përshtatur me jetën e qytetarëve, impakti social që ato kanë lënë si dhe në të njëjtën kohë për të grumbulluar të dhëna për qytetarët, për njohjen më të mirë të nevojave të tyre.   , Drejtore e e Përgjithshme për Rininë  në Katalunja të Spanjës duke sjellë shembuj nga rajoni i saj i vuri theksin se si iniciativat e zhvilluara kanë për synim të rritin  pjesëmarrjen e të rinjve në Katalunja, për ti përfshirë ata në eventet e organizuara por edhe për ti bërë sa më aktivë në jetën sociale dhe në komunitet.