FORUMI I PARE I STRATEGJISE EUROPIANE PER RAJONIN ADRIATIK - JONIAN



Kryetarja e Keshillit te Qarkut Korce Znj. Ana Verushi mori pjese ne Forumin e Pare te Strategjise Europiane per Rajonin Adriatik - Jonian ne 12 - 13 Maj ne Dubrovnik.  Përfaqësuesit e tetë vendeve pjesëmarrëse, Ministrat e Jashtëm dhe autoritetet kombëtare përgjegjëse për fondet e BE-së të shteteve të përfshira, si dhe Komisioneri i BE për Politikat Rajonale u  mblodhen së bashku për të përcaktuar prioritetet për punën e tyre të përbashkët në katër shtyllat tematike të Strategjisë: 1) Zhvillimin ne zonat e kaltra; 2) Lidhja e rajonit; 3) Cilësia e mjedisit; 4) Turizmi i qendrueshem.        
     Gjithashtu tre sesione paralele me fokus bashkepunimin ne sektoret e transportit dhe energjise, interesin e perbashket ne te njejten hapesire detare si dhe qasjen e perbashket per nje rajon atraktiv dhe te qendrueshem, mbeshtetën forcimin e integrimit të njohurive dhe përpjekjet për të zhvilluar ekonominë në rajonin blu. Duke zbatuar bashkërisht veprimet prioritare në funksion të maksimizimit te  efekteve te investimeve kërkimore, do te krijohen mundesi për të sjellë në perspektivën e vendeve kandidate një pamje të një zgjerimi të mundshëm të shtrirjes gjeografike të Iniciativës Blu.