Takim pune me Bordin Ekzekutiv të AER, Grupin e Monitorimit dhe Vlerësimit MEG si dhe pjesëmarrja në dy konferenca



Kryetarja e Këshillit të Qarkut Korçë Znj. Ana Verushi mori pjesë në takimin e Bordit Ekzekutiv të Asamblesë Europiane të Rajoneve, Grupin e Monitorimit dhe Vlerësimit MEG si dhe në dy konferencat tematike "Miqtë e Europës dhe Parlamenti Europian" & " Përgjigjet Urbane ndaj refugjatëve" të zhvilluara në Bruksel.Në datat 23- 26 Janar 2018 në Bruksel u zhvilluan një sërë takimesh të organizuara nga Asambleja Europianë e Rajoneve AER. Takimi i Bordit Ekzekutiv të AER kishte në fokus aprovimin e Draft Axhendës të sugjeruar në 12.09.2017 si dhe hartimin dhe miratimin e planit strategjik të AER për vitin 2018 me fokus në :
-    Plani i aktiviteteve për vitin 2018
-    Anëtarësimi
-    Draft axhenda 2018
-    Zgjedhjet e reja në AER
Organizimi i një sërë eventesh më partnerë të rinj dhe të vjetër duke targetuar shtete të reja do të nxiste anëtarësime të reja në AER, e cila është një nga prioritetet më kryesore të politikës së AER për vitin 2018. Diskutime të hapura nga Bordi Ekzekutiv do të mbështesnin strategjinë e re të sugjeruar për vitin 2018.
Gjithashtu platformat e propozuara nga këshilltarë të AER mbi buxhetin dhe gjendjen e financave u mbështetën mbi tre pika :
a.    Fondet e BE të platformës INTERREG EUROPE
b.    Konsultimet strategjike të rivlerësuara për vitin 2018
c.    Të ardhurat e finalizuara për vitin 2017 si dhe rritja e tyre për vitin 2018
Takimi i rradhës vijoi me Grupin e Monitorimit dhe Vlerësimit MEG si dhe strategjia e punës për përgatitjën e oficerëve zëvëndësues me platforma të re të BE.
Grupi MEG diskutoi :
-    Planin e aktiviteteve të këtij grupi për vitin 2018
-    Fushat e monitorimit ku grupi do të ndalet për të hartuar raportin e vlerësimit dhe monitorimit të AER për vitin 2018
Strategjia e re e AER mbi fuqizimin e kapaciteteve të rajoneve në funksion të AER dhe vetë rajonit do të mbështetej mbi këto sugjerime:
-    Si të shesim AER
-    Strategji mbi politikat e reja të anëtarësimeve
-    Strategjitë e reja mbi median sociale
-    Fushat e reja për bashkëpunim.

Konferencat me tematikë shumë të prekshme për vendet e BE dhe jo vetëm si dhe shembujt konkretë të sjellë nga Bashkia Gaziantep do të mblidhte përfaqësues të lartë të AER si dhe përfaqësues të Bashkimit Europian. Theksi i këtyre konferencave qëndronte se si vendet duhet të jenë të përgatitur në raste emergjence, roli i rajoneve dhe bashkive në mikpritjën e refugjatëve, si dhe krijimi i linkeve të bashkëpunimit midis rajoneve në interes të përbashkët.