Byroja Plenare e Vjeshtës dhe Konferenca e Inteligjencës Artificiale në Maastricht



Me rastin e 25 vjetorit të nenshkrimit të Traktatit të Maastricht , AER në partneritet me Bashkinë e Maastricht organizoi Byronë Plenare të Vjeshtës si dhe Konferencën e Inteligjencës Artificiale. Ky takim mblodhi së bashku politikanët, nëpunësit civilë, sipërmarrësit, akademikët, grupet e interesuara nga të gjitha rajonet europiane me qëllim shkëmbimin e përvojave të përbashkëta rajonale, ndikimet sociale dhe ekonomike, nevojat në lidhje me hartimin e politikave dhe fushat për bashkëpunim. Kryetarja e Këshillit të Qarkut Znj. Ana Verushi si anëtare e Grupit të Monitorimit dhe Vlerësimit të AER, ishte pjesë e kësaj asambleje.
" E Ardhmja e Europës dhe e rajoneve të saj" ishte tema kryesore mbi të cilën u evidentuan prioritetet të mbështetura mbi atë çfarë kërkohet sot nga BE; Energji :Rritja e Efiçencës së Energjisë duke nxitur kalimin nga tranzicion në të përballueshëm; Financimet klimatike: duke inkurajuar investimet Smart, rritje e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, si dhe duke përmiresuar investimet në infrastrukturë.