Grupi i emergjencave në Kaskadën e Zëmblakut



Situata e rënduar nga moti i keq paraqet vështirësi edhe ne Rajonin e Korçës, pasi prurja mbi nivelin e lejuar e lumit Devoll ka sjellë probleme në fushën e Maliqit si dhe në Kaskadën e Zëmblakut. Në terren për të monitoruar nga afër situatën janë mbledhur deputetë të Qarkut Korçë, Prefekti, Kryetarja e Qarkut, Kryetari i Bashkisë Maliq, Drejtoria e Policisë, e Shërbimit të Transportit Rrugor, Bordit të Kullimit etj. Në qytet gjendja vijon të jetë e normalizuar.