Homazhe në varret e francezëve



 11 nëntor 1918, datë e cila përkon me fundin e Luftës së Parë Botërore, u përkujtua me një ceremoni zyrtare nën kujdesin e Ambasadës Franceze  dhe në mënyrë të veçantë të Ambasadores së  Francës në Shqipëri Christine Vasak, në nderim të ushtarëve francezë, të cilët dhanë jetën e tyre në emër të lirisë.
Përfaqësues të pushtetit qëndror e lokal, si dhe autoritetet civile, ushtarake dhe fetare të Korçës vendosën kurora me lule dhe bënë homazhe në varret e të rënëve.