"Doctor Honoris Causa" për Prof.Dr.Gjergj Sinani



Rektorati i Universiteti "Fan.S.Noli"  i ka dhënë titullin "Doctor Honoris Causa" Prof.Dr.Gjergj Sinanit me motivacionin: "Personalitet i shquar i arsimit të lartë në Shqipëri, filozof, studiues, autor tekstesh mësimore, publicist, përkthyes dhe veprimtar shoqëror, për ndihmesa të shquara dhënë Universitetit "Fan.S.Noli"  në mësimdhënien e shkencave filozofike dhe organizimin e veprimtarive shkencore botuese".
Rektori i Universitetit "Fan.S.Noli" si dhe dekani i fakultetit të "Shkencave të natyrës dhe humane" shprehën vlerësimin për veprën akademike, arritjet në fushën e filozofisë e jo vetëm si dhe kontributin e dhënë të Prof.dr.Sinani në Universitetin "Fan.S.Noli".
Pjesë e kësaj ceremonie ishin përfaqësues të pushtetit vendor, senati akademik, pedagogë, studentë etj.