Ceremonia me rastin e nderimit të Z.Orges Shehi



 Kryetarja e Këshillit të Qarkut Korçë znj.Ana Verushi morri pjesë në ceremoninë e organizuar nga senati akademik i Universitetit "F.S.Noli" me rastin e nderimit të Z.Orges Shehi me titullin ËDoctor Honoris CausaË, titull që për herë të parë i jepet një sportisti. Orges Shehi është diplomuar në Universitetin "F.S.Noli" në fakultetin e edukimit dhe filologjisë. Ai ka një karrierë të gjatë në fushën e sportit, mes të tjerash është nderuar nga Presidenti  i Republikës ËNderi i KombitË, si dhe i është dhënë titulli ËQytetar Nderi Ë i Korçës. Universiteti gjithashtu ka nderuar presidentin Ardjan Takaj me Çertifikatë mirënjohje për kontributin e tij në sukseset e klubit në Shqipëri por edhe në arenën europiane.