FORUMI I FRUTIKULTURES



Më datë 25 Maj, 2016 pranë Qarkut të Korçës u mbajt takimi i Forumit të Frutikulturës, Korçë. Ky takim u përshendet nga Znj. Ana Varushi Kryetare e Qarkut Korçë si një iniciativë e rëndësishme në funksion të zhvillimit të bujqësisë në Korçë. Ajo falenderoi ADAD Maloren për iniciativen e ndërmarrë dhe inkurajoi të gjithe aktorët themelues të forumit më mbështetjen e saj institucionale duke ofruar vullnet politikë për mirëfunksionimin e këtij forumi. Në këtë takim u trajtuan çështje të formës dhe përmbajtjes së forumit në mënyrë që funksionimi i tij tËi përgjigjet misionit dhe objektivave për të cilat është krijuar. Takimi u përmbyll duke miratuar tri çështje: ËPlatforma e Forumit të Frutikulturës Korçë; ËPropozim për ekspertizë për sa i përket modaliteteve të funksionimit të Forumit; ËAngazhim i përbashket Forumit Frutikulturë Korçë, bazuar në angazhimet e institucioneve anëtar; Takimi i ardhshëm do të organizohet në fund të muajit Qershor, ku i pranishëm do të jetë një ekspert Francez për të ndarë me anëtarët e forumit eksperienca të ngjashme në Francë.