Urim per Festën e Fiter Bajramit



Kryetarja e Këshillit të Qarkut Znj. Ana Verushi uroi sot besimtarët Mysliman për festën e Fitër Bajramit.
 Ajo është pritur në ambjentet e Medresesë së Korçës nga Myftiu i Korçës z. Ledjan Çikalleshi dhe drejtori i Medresesë z. Ilyas Karagoz, të cilëve iu ka përcjellë urimet për paqe, begati dhe mirësi në këtë ditë të shënuar.