ASAMBLEJA E PERGJITHSHME EUROPIANE E RAJONEVE AER



U zhvillua ne Sankt Polten te Austrise ne datat 31 Maj - 2 Qershor Asambleja E Pergjithshme Europiane e Rajoneve. Ne fokusin e kesaj Asambleje ishte Zgjedhja e Presidentit te ri si dhe Bordit Ekzekutiv te AER. Komitetet drejtuese dhe perfaqesuese te AER prezantuan raportet perfundimtare te vitit 2016 te cilat moren aprovim nga te gjithe te pranishmit  ne kete Asamble. Grupi i Monitorimit dhe Vleresimit MEG i perfaqesuar nga :       
      Ana Verushi          ( Korce Albania )
      Thomas Hartman       ( Västerbotten Sweden )
      Medzait Ljatifi,     ( North Denmark )
Zevendesues :
      Mariela Alickolli    ( Korce Albania )
      Terese Ryndal,       ( Västerbotten Sweden )
      Ane Allermann,       ( North Denmark )

Prezantoi raportin Vjetor te Monitorimit dhe Vleresimit te AER per vitin 2016 ne fushat specifike :
 
  a) Mardheniet me anetaret  
  b) Inicitivat e reja ne fushen e projekteve
  c) Struktura dizenjuese e konferencave, forumeve    
Ky raport solli me transparence te plote punen e bere gjate vitit 2016 te stafit komiteteve dhe vete antareve te AER. Rekomandimet perkatese te sugjeruara nga MEG konsistonin kryesisht ne permiresimin e metejshem te  mardhenieve midis rajoneve duke rritur dialogun dhe bashkepunimin midis tyre.