Erjon Nexhipi, Kryetari i Keshillit te Qarkut Korce



Z. Erjon Nexhipi u lind mė 4 Mars 1978 nė Korēė, ku aktualisht jeton dhe vepron. Ai ėshtė i martuar dhe ka dy fėmijė.

U diplomua, ne vitin 2001 nė Marketing pranė Universitetit "Fan S. Noli" tė Korēės me rezultate maksimale, dhe vijoi mė tej, studimet doktorale nė Universitetin Bujqėsor tė Tiranės, po nė fushėn e marketingut.

Ai ka njė pėrvojė tė gjatė nė fushėn e menaxhimit dhe marketingut, duke kryer detyra menaxheriale nė kompani tė ndryshme dhe administratė publike (Promo Print, Beton Plus, Joy Florina, Alba-motor, Fotokozmos dhe Bashkia Korce). Veē kesaj, qė prej 2009 -s ka nisur kontributin nė fushėn akademike,  fillimisht si asistent pedagog dhe mė vonė si lektor me kohė tė plotė nė Universitetin "Fan S. Noli".

Gjatė gjithė kėsaj periudhe, Z. Erjon Nexhipi ka ndjekur dhe ka marrė pjesė nė shumė trainime dhe seminare, tė cilat lidhen me fushat e tij tė interesit: menaxhimi, rrjetet e kompjuterave, reklamimi, menaxhimi i burimeve njerėzore, financat, menaxhimi publik, ēėshtje sociale dhe tė tjera.

Ai ėshtė autor dhe bashkėautor i dhjetėra publikimeve shkencore dhe ka marrė pjesė nė konferenca kombėtare dhe ndėrkombėtare. Angazhimet dhe pjesėmarrjet e tij nė veprimtaritė shkencore dhe publike dėshmojnė pėr njė dedikim tė madh ndaj zhvillimit dhe pėrparimit tė komunitetit tė tij dhe mė gjėrė.
Sa i pėrket njohurive gjuhėsore, ai flet anglisht dhe ka njohuri tė mira tė gjuhės italiane.

Angazhimet publike dhe shoqėrore tė Z. Erjon Nexhipi datojnė qė nga koha e studimeve universitare. Ai ka qenė anėtar i Kėshillit tė Fakultetit dhe i Senatit tė Universitetit si pėrfaqėsues i studentėve gjatė viteve 1999-2001,  themelues dhe drejtues i organizatės studentore SIFE.

Nė planin politik, ai ka qenė i angazhuar me Partinė Socialiste prej vitit 2003, duke marrė pėrsipėr detyra tė ndryshme drejtuese nė nivel lokal: si anėtar i komitetit drejtues,  kryesisė, koordinator, pėrfaqėsues nė forumet drejtuese, anėtar i Asamblesė Kombėtare, etj.

Nga viti 2015 deri nė 2019, ai ka shėrbyer si anėtar i Komisionit Kėshillimor Qytetar Vendor (Korēė), njė projekt i mbėshtetur nga USAID dhe Ambasada Holandeze.

Ai ka shėrbyer si anėtar, nėn-kryetar dhe kryetar i  Kėshillit tė Bashkisė Korēė qė nga viti 2011 dhe nė vazhdim. Nė vitin 2023, u zgjodh Kryetar i Kėshillit tė Qarkut Korēė.