MEG Grupi i Monitorimit dhe Vleresimit te AER



Në Byronë e Asamblesë Ëuropianë të Rajoneve në Norvegji në 23 Qershor 2016 u zhvilluan zgjedhjet për anëtaret e rinj të Monitorimit të Vlerësimit. Kandidatura më e re e MEG ishte Znj. Ana Verushi Kryetarja e Këshillit të Qarkut Korcë e cila u zgjodh me unanimitet të plotë nga të gjithë anëtarët e Asamblesë. Znj. Ana Verushi falenderoi të gjithë anëtarët për zgjedhjen e saj si pjesë e re e këtij Grupi dhe nënvizoi se do të jetë gjithmonë pjesë e pandarë e AER duke inkurajuar iniciativa të reja dhe afatgjata në të mirë të rajonit dhe të BE. Grupi i Monitorimit dhe Vlerësimit MEG përbëhët nga tre anëtarë Z. Thomas Hartman VËsterbotten-SE President i MEG, Znj. Ana Verushi, Kryetare e Këshillit të Qarkut Korcë, dhe Z. Medzait Latifi Nordjylland-DK si anetarë të Grupit të Monitorimit dhe Vlerësimit. Anëtarët e MEG janë përgjegjës për  : Ë   Monitorimin dhe vlerësimin e zbatimit të misionit dhe objektivave të AER në përputhje me dispozitat e Statutit e të Procedurave të Asamblesë së Rajoneve Europiane. Ë       Përdorimin eficent dhe me zë të burimeve financiare dhe njerëzore Ë       Anëtarët janë të mbështetur nga zyrtarë zëvendësues nga rajoni i tyre. Grupi i Monitorimit dhe Vlerësimit MEG do të vlerësojë rezultatet e veprimeve dhe aktiviteteve dhe do të bëjë rekomandime strategjike në AER. Ata do të kenë akses të pakufizuar në të gjitha dokumentet e AER. MEG  ka mandat tre vjecar dhe do të drejtojë punën për vitet në vazhdim.