REZOLUTA 1325



Ne mjediset e Keshillit te Qarkut Korce u zhvillua takimi ne kuader te njohjes me "Rezoluten 1325" Gruaja , Paqja dhe Siguria e Keshillit te Sigurise se OKB -se me mbeshtetjen e  Shoqates se Grave me Probleme Sociale. Ky takim vjen pas atyre te zhvilluara ne Durres dhe Tirane dhe do te shtrihet edhe ne qarqe te tjera te Shqiperise. Ne kete takim ishin te pranishem perfaqesues nga Prefektura Korce, Bashkite, Policia, Gjykata, Universiteti si dhe nga shoqeria civile dhe OJF. Objektivi specifik i ketij projekti eshte fuqizimi i organizatave te shoqerise civile dhe garantimi qe ato te angazhohen aktivisht ne zbatimin e legjislacionit vendas qe i referohet te drejtave te gruas sic eshte edhe rezoluta 1325.                     "Une mendoj se ne kete drejtim duke punuar akoma me shume sidomos ne gjetjen e menyrave per nxitjen e grave ne pjesemarrje, sidomos ne periudha zgjedhjesh do te coje ne menaxhimin gjithnje ne rritje te besueshmerise qe grate jane te afta edhe ne kete drejtim . Sot duhet nje rritje e komunikimit te gruas politikane dhe grave votuese, por jo vetem periudhave zgjedhore, por edhe permes ngritjes te vetedijes se grave qe merren me politike, bazuar mbi rezoluten 1325".  Me tej theksoi : "Ekzistojne nje numer I madh iniciativash nga organizma nderkombetare qe lobojne ne perfaqesimin e gruas ne procesin politik, megjithate ne praktike zbatimi i kesaj kornize ligjore dhe inicitivave te tjera te rendesishme nuk jane ne nivele te kenaqeshme. Kjo edhe nga mungesa e nje vullneti politik, si dhe nga nje nivel I ulet i vetedijes mbi ndikimin e grave ne dialogun per paqe. Prandaj ne duhet te jemi se bashku te luftojme per kapercimin e sfidave qe grate hasin sot ne sektorin publik".