TAKIME BASHKEPUNIMI MIDIS RAJONEVE TE ZONAVE KUFITARE PER THIRRJEN IPA 2014 -2020



Ne kuadrin e thirrjeve per projekte IPA CBC 2014 -2020 jane organizuar disa takime bashkepunimi midis rajoneve te vendeve kufitare. Me nje perfaqesi te autoriteteve te Qarqeve shqiptare perkatesisht Korce , Vlore , Berat dhe Gjirokaster si dhe te perfaqesuesve te Rajonit te Maqedonise Perendimore dhe atij te Janines jane shkembyer ide ne implementimin e projekteve strategjike.              
Keto bashkepunime te rendesishme i hapin rruge koordinimit rajonal dhe efektiv duke cuar ne nivele te larta frymen e perfshirjes ne projekteve te medha dhe me fokus ne menaxhimin e mbetjeve , ne monitorimin e ujrave si dhe ne zhvillimin e turizmit.            
Ditet e Informimit qe i shoqeruan keto takime si dhe partneret e rajoneve perkatese ishin nje mundesi me e mire per shkembimin e projekt ideve dhe krijimin e nje partneriteti afat gjate per te dyja rajonet.