Rajoni i Korces



POZITA GJEOGRAFIKE DHE DEMOGRAFIA

• QARKU I KORCES : Shtrihet ne jug-lindje te Shqiperise 40 grade 57' gjeresi veriore dhe 21 grade 19' gjatesi lindore, me nje shtrirje territoriale prej 3697 km2.
• Qarku i Korces kufizohet me Qarkun e Elbasanit dhe ish Republiken Jugosllave te Maqedonise ne veri, ne jug me Qarkun e Gjirokastres, ne lindje me Greqine dhe ne perendim me Qarkun e Beratit.
Rajoni i Korces ka nje lartesi prej 850m mbi nivelin e detit dhe ne mes te saj ndodhet fushegropa e Korces e rrethuar me male dhe zinxhire kodrinore.
Fusha e Korces eshte nje nder fushat me te medha ne Shqiperi.

• Malet zene 58% te siperfaqes, kodrat 17% dhe fushat 25%.
• Klima e rajonit eshte kontinentale-mesdhetare, e thate dhe e shendetshme, dimer i ftohte dhe vere e thate dhe e ngrohte.
• Temperatura mesatare vjetore eshte 10.6 grade C. Muaji me me shume rreshje eshte nentori me 104.9 mm. Mbizoterojne ererat veriore dhe jug-perendimore.
• Siperfaqja pyjore ze 132 075 ha. Ne te mbizoteron: ahu, dushku, pisha, bredhi, shelgu, murizi, plepi, lisi, e te tjera.
• Lartesia prej 1438 m mbi nivelin e detit te Liqenit te Prespes, (e madhe dhe e vogel) i jep vlera te vecanta kesaj zone.
• Qarku i Korces perfshin 4 ndarje administrative :
Rrethi i Korces me 1752 km2 ose 46.3 % te siperfaqes
Rrethi i Pogradecit me 725 km2 , ose 19.2 % te siperfaqes
Rrethi i Devollit me 500 km2 , ose 13.2 % te siperfaqes
Rrethi i Kolonjes me 805 km2 , ose 21.3 % te siperfaqes


Historik i shkurtėr per Korēen

Korca eshte qendra me e madhe administrative e Shqiperise juglindore , qyteti me i madh i rajonit i themeluar ne shekullin 15-te .Megjithese jeta qytetare lindi ne mesjeten e perparuar , terreni ka qene i banuar shume shekuj me pare .Rajoni i Korces eshte nje nga qendrat me te rendesishme kulturore dhe ekonomike te Shqiperise.Vendlindja e muzikes qytetare , vend i bukurise natyrore me liqenet , zonat malore dhe parqet kombetare.
Studiuesit kane vertetuar se zona ku ndodhet sot qyteti ka qene e banuar qe ne kohet e lashta.Gjate epokave te antikitetit ka pasur nje lulezim jete,ky i perqendruar me teper ne rreze te kodrave te Korces.
Pas ardhjes te Iliaz Bej Panaritit ne fshatin e Peshkepise qe ndodhet afer qytetit , Korca pesoi shume ndryshime . Ai ndertoi nje xhami te madhe ne vitin 1496 si dhe pazarin e Korces .Ne shekullin XVII- XVIII qyteti u zgjerua , sidomos pas djegies te Voskopojes .
Ne gjysmen e dyte te shekullit te XIX , Korca u be nje nga qendrat me te rendesishme ekonomike , tregetare dhe kulturore te vendit , me nje Pazar te madh dhe karakteristik , i cili ze nje vend te vecante midis monumenteve te kultures te qyteteve te tjera te Shqiperise .Gjate viteve te Rilindjes Kombetare ne Korce u zhvillua nje veprimtari e gjere patriotike e mbeshtetur nga shume atdhetare ku fryt i punes te tyre ishte dhe hapja e Shkolles te pare Shqipe .Me 10 dhjetor 1916,si rezultat i perpjekjeve te patrioteve korcare me ne krye Themistokli Germenjin u shpall Krahina Autonome e Korces.
Ne vitet e formimit te shtetit Shqiptar, Korca dallohej nga qytetet e tjera per nga pikpamja e zhvillimit ekonomik,kulturor dhe urban.Ne dekadat e para te shekullit te XX, Korca u be nje nga qytetet me aktivitet me te dendur kulturor , arsimor dhe publicistik  dhe ne tetor te vitit 1917 u cel Liceu i Korces i cili pergatiti breza intelektualesh qe lane gjurme ne historine dhe kulturen kombetare. Periudha e regjimit komunist , si kudo ne Shqiperi ndikoi negativisht, duke luftuar ashper shtresa intelektuale  dhe tregetare te qytetit.
Sot Korca, ne aspektin kulturor dhe arsimor vazhdon ti ruaje dukshem traditat e saj duke u renditur nder qytetet e para ne Shqiperi.

Njerez te shquar

Rajoni i Korces dallohet per kulturen , civilizimin social, bukurite natyrore si dhe njerezit e  shquar qe kane bere emer ne Shqiperi dhe ne bote.
1.    Mehmet Isa – mjeshter i madh ndertues (ndertoi tempullin e “Taxh  Mahali “ne Agra Indi .
2.    Piktori David Selenica
3.    Vellezerit Zografi
4.    Piktori i Popullit Vangjush Mio
5.    Artisti Mihal Ciko
6.    Eleni Qirici -E para shqiptare artiste ne Hollivud
7.    Sokrat Miho - Regjizori i pare Teatrit Kombetar
8.    Tefta Tashko Koco -Kengetarja virtuoze
9.    Viktor Eftimiu -shkrimtar
10.    Kristaq Sotiri -Fotografi i talentuar
11.    Grigor Voskopojari (gravituristi i pare shqiptar , Shtypshkronja e Voskopojes
12.    Lasgush Poradeci (Poeti i dashurise)
13.    Mitrush Kuteli ( Njeriu i letrave )
14.    Jani Basho ( Doktor i famshem )
15.    Marigo Pozio ( Patriote , qendistarja e flamurit kombetar )
16.    Faik Konica
17.    Aleksander Stavre Drenova( Patriot i shquar , poet, autor i vargjeve te himnit kombetar )
18.    Naum Veqilarxhi           (  Rilindas     hartuesi i Evetarit )         
19.    Petro Nini Luarasi                        Patriot  shquar  “
20.    Papa Kristo Negovani                  “
21.    Nuci Naci                                        “
22.    Themistokli Germenji ( Shpall Korcen Krahine autonome)
23.    Mihal Grameno                      Patriot
24.    Fan S Noli                         Figure poliedrike
25.    Jani Vreto                                Patriot
26.    Ilo Mitke Qafzezi( Studiues ne fushen e kultures)


Resurset e rajonit


Rajoni I Korces eshte nje nga qendrat me te medha dhe me te zhvilluara te Shqiperise.Ai shquhet per nivel te larte zhvillimi ne fushen ekonomike dhe tregetare, kjo kushtezohet nga nje sere faktoresh:
•    Pozita Gjeografike
•    Kushtet Klimaterike
•    Flora
•    Fauna
•    Burimet Ujore
•    Burimet Nentokesore

Korca vlen te theksohet per vlerat e saj kulturore dhe arsimore pasqyruar si ne planin urbanistik ashtu dhe ne nivelin e larte arsimor te ketij rajoni.
FLORA DHE FAUNA
Rajoni i Korces ėshtė i pasur pėrsa i pėrket Florės dhe Faunės. Ka pyje tė pasura pishe, bredhi, ahu, murrizi, shelgu, plepi, lisi, Ne zonat pyjore ka bimesi endemike shume te pasur nga te cilat jane dhe bimet medicinale si: mellaga e eger, zhumbrica,kamomil, kokrat e dellinjes se zeze, xinxifja, fjerguri, lule basani e shume lloje te tjera.
 Fauna gjithashtu ėshtė e pasur dhe pėrfaqėsohet nga kafshė tė tilla: ujku, dhelpra, ēakalli, ariu, lepuri etj., zogjtė: fazani, thėllėza turtulli, pelikani, karabullaku etj., peshqit: korani, krapi, trofta, mėrenga, ngjale, skobus, karras etj.

BURIMET UJORE
Rajoni i Korces laget nga liqene, lumenj dhe perrenj te ndryshem:
            Liqeni i Ohrit
Liqenet e Prespes se madhe dhe te vogel
Lumi i Devollit
Lumi i Dunavecit

Rezervat ujore te ketij rajoni perbehen prej dy burimesh furnizimi:
1.    Furnizimi nepermjet shtresave ujembajtese nentokesore te cilat aktualisht sot perdoren per uje te pijshem dhe ne prespektive mund te perdoren per ujitjen e ketyre zonave.
2.    Furnizimin nepermjet ujrave siperfaqesore qe dalin nepermjet burimeve malore apo fushore. Pjesa me e madhe e ketyre burimeve perdoren per uje te pijshem me rrjedhje te lire ose ngritje mekanike. Me baze nga keto burime jane dhe rrjedhat e lumenjve te Devollit-Osumit-Dunavecit-Tushemishtit e perrenj te tjere.
BURIMET NENTOKESORE

Zona e Korces eshte e pasur me burime nentokesore te tipit metalor dhe jo metalor .
•    Metalore: baker, hekur nikel, krom, dhe nikel silikat
•    Jo metalore: gur talku, asbest, rere kuarcore.
•    Jo metalore energjitike: qymyrguri
•    Jo metalore (materile ndertimi dekorative) argjila per tulle, gure gerqeror per ndertim, guri i kuq i Polenes, guri i shtufit, zhavore, rera per beton etj.

Burimet nentokesore te zones se Korces jane nga me te rendesishmet ne Shqiperi dhe shfrytezimi me efikasitet i tyre do te jete nje burim i mire te ardhurash per zhvillimin e rajonit.
 TREGTIA DHE INDUSTRIA NE RAJONIN E KORCES

Rajoni i Korces eshte nje nder rajonet me te zhvilluara te tregtise dhe industrise ne vendin tone.
Ne kete rajon ushtrojne aktivitetin e tyre shume subjekte juridike dhe subjekte fizike.Sektoret me prioritare te zhvillimit te industrise ne rajonin tone jane:
Industria konfeksione: Kjo industri perben rreth 31%  te ekonomise rajonale. Eshte dega me e madhe ne kuptimin e numrit te ndermarjeve dhe me numer me te madh te punesuarish. Ne shumicen e rasteve keto jane ne formen e shoqerive te perbashketa Shqiptaro-Greke ku lenda e pare vjen nga jashte dhe produktet eksportohen  per tregun e huaj.
Ky sektor do te mbetet shume atraktiv per nje kohe te gjate pasi kompanite e huaja porositese shohin nje treg mjaft te mire ku fuqia punetore eshte  e lire. Nje mundesi tjeter per kete sektor mund te jete dhe prodhimi per tregun vendas.
Industria agroperpunuese:Rajoni i Korces eshte nje nga prodhuesit me te medhenj te mishit dhe sallameve, bulmeteve, pijeve alkoolike dhe jo alkoolike, perpunimit te kermillit etj.Sektori i agroperpunimit eshte rritur vazhdimisht vitet e fundit duke qene nje faktor mjaft i rendesishem i punesimit per rajonin e Korces. Perpunimi i frutave dhe zarzavateve, perpunimi i qumeshtit dhe nenprodukteve te tija, prodhimi i veres ka rregjistruar nje ritje te theksuar kohet e fundit dhe ky sektor do te jete nje nga prioritetet ne strategjite afatmesme te zhvillimit te rajonit ,e bazuar kjo ne ekzistencen e burimeve natyrore .
Sektori i Ndertimit: Ne Rajonin e Korces ka nje numer mjaft te madh kompanish ndertimi qe kryesisht veprojne ne fushen e ndertimeve private dhe ndertimeve tregtare, gjithashtu dhe prodhimin e materialeve te ndertimit. Ky sektor ka paraqitur nje dinamike te larte ekonomike dhe perben akoma nje potencial te madh per rritjen e ekonomise.

Sektori i turizmit: Fale potencialeve turistike te rajonit si natyra dhe peisazhet atraktive, malet dhe liqenet e medhenj, parqet kombetare dhe zonat e mbrojtura, pamjet terheqese (shtepite karakteristike te ndertuara me gur) klima e fresket dhe e shendetshme ne vere, vendet me interes historiko – kulturor si vendbanimet prehistorike, vendet arkeologjike, vende dhe ndertesa te kultit etj duke u nderthurur me permiresimin e infrastruktures dhe investimet ne zonat turistike eshte tashme nje nga sektoret me konkurues te rajonit te Korces.Nder pikat kryesore turistike te rajonit te Korces mund te permendim:zona e Liqenit te Prespes, zona e Dardhes dhe Voskopojes, Pylli i Fazaneve,Liqeni i Pogradecit , Vithkuq, Bozdovec , Kolonje, Devoll etj.