ZNJ. ANA VERUSHI KRYETARE E KESHILLIT TE QARKUT KORCE



  Znj. Ana Verushi u lind në Korçë më 1 Korrik 1959.
Ka një karrierë të larmishme në mësimdhënie që e ka nisur si mësuese kimie në Gramsh në vitet 1982 -1993 duke vazhduar më tej mësimdhënien në nivele më të larta si drejtuese në shkolla të mesme në qytetin e Korçës, por edhe si pedagoge e jashtme në Universitetin "Fan. S. Noli".
Në vitin 2011 ajo përfaqësohet si këshilltare në Këshillin Bashkiak dhe në Këshillin e Qarkut Korçë. Në maj të vitit 2012 ajo zgjidhet Kryetare e Partise Socialiste e Rrethit Korçe duke përfaqësuar me dinjitet dhe përkushtim forcimin e strukturave organizative të partisë.
Në zgjedhjet e vitit 2013 Znj. Ana Verushi ishte një nga kandidaturat e Partisë Socialiste për Deputete e Qarkut Korçë.
Në 23 Shtator 2015 zgjidhet Kryetare e Këshillit të Qarkut Korçë.

Në 1 dhjetor 2015 u zgjodh anëtare me të drejtë vote në Asamblenë Europiane të Rajoneve, AER si dhe anëtare në Asamblenë Lokale dhe Rajonale Europiane të Mesdheut ARLEM.
Gjithashtu ka marrë pjesë në delegacione të nivelit të lartë, në takime ndërkombëtare etj.
Ajo është martuar me Z. Thoma Verushi dhe ka dy fëmijë, Sidritin dhe Marinën.