QARKU KORCE




POZITA GJEOGRAFIKE DHE DEMOGRAFIA
- QARKU I KORCES : Shtrihet ne jug-lindje te Shqiperise 40 grade 57' gjeresi veriore dhe 21 grade 19' gjatesi lindore, me nje shtrirje territoriale prej 3697 km2.
- Qarku i Korces kufizohet me Qarkun e Elbasanit dhe ish Republiken Jugosllave te Maqedonise ne veri, ne jug me Qarkun e Gjirokastres, ne lindje me Greqine dhe ne perendim me Qarkun e Beratit.
Rajoni i Korces ka nje lartesi prej 850m mbi nivelin e detit dhe ne mes te saj ndodhet fushegropa e Korces e rrethuar me male dhe zinxhire kodrinore.
Fusha e Korces eshte nje nder fushat me te medha ne Shqiperi.

- Malet zene 58% te siperfaqes, kodrat 17% dhe fushat 25%.
- Klima e rajonit eshte kontinentale-mesdhetare, e thate dhe e shendetshme, dimer i ftohte dhe vere e thate dhe e ngrohte.
- Temperatura mesatare vjetore eshte 10.6 grade C. Muaji me me shume rreshje eshte nentori me 104.9 mm. Mbizoterojne ererat veriore dhe jug-perendimore.
- Siperfaqja pyjore ze 132 075 ha. Ne te mbizoteron: ahu, dushku, pisha, bredhi, shelgu, murizi, plepi, lisi, e te tjera.
- Lartesia prej 1438 m mbi nivelin e detit te Liqenit te Prespes, (e madhe dhe e vogel) i jep vlera te vecanta kesaj zone.
- Qarku i Korces perfshin 4 ndarje administrative :
oRrethi i Korces me 1752 km2 ose 46.3 % te siperfaqes
oRrethi i Pogradecit me 725 km2 , ose 19.2 % te siperfaqes
oRrethi i Devollit me 500 km2 , ose 13.2 % te siperfaqes
oRrethi i Kolonjes me 805 km2 , ose 21.3 % te siperfaqes
 
 RRETHI      QYTETE      KOMUNA      FSHATRA
 Korca    2      14     152
 Kolonja     2      6      76
 Devolli     1      4      44
 Pogradec     1      7      72
 Totali     6      31      344

Qarku i Korces ka 6 qytete(Korca, Pogradeci, Maliqi, Bilishti, Erseka, Leskoviku), 31 Komuna dhe 344 fshatra. Qyteti me i madh eshte Korca qe eshte dhe qendra e Qarkut. Popullsia e qarkut eshte rreth 365000 banore.
Korca
Rrethi i Korces ka 200626 banore ose 55.4 % te popullsise se Qarkut
Ne qytet jetojne 155613 banore ,ose 43 % e popullsise, gjithsej me 46.2 % popullsi qytetare. Ne fund te vitit 2008 popullsia e rrethit te Korces arriti ne 200626 banore ,prej te cileve 92690 banore ose 46.2 % ne qytetet Korce dhe Maliq dhe 107936 banore,ose 53.8% ne zonat rurale. Qyteti i Korces ka 86443 banore ose 43.1 % te popullsise gjithsej si rreth . Shtesen me te madhe te familjeve e ka rrethi i Korces me 858. - Popullsia perfshin 57784 familje dhe i bie mesatarisht 3.5 persona per familje . Sipas zonave ky raport perfshin : 3. persona per zonen urbane dhe 4. persona per familje ne zonen rurale.

 
Kolonja

Rrethi i Kolonjes shtrihet ne nje sipërfaqe prej 805 km/2. Perbehet nga 2 qytete: Erseka dhe Leskoviku, ka 6 komuna ose perben 19% te komunave ne Qark dhe 76 fshatra ose 22% te fshatrave ne Qark.
Rrethi Kolonje ka  afersisht 26535 banore( e ndryshuar vitet e fundit), ose 7.3 % te popullsise te Qarkut.Ne qytet  jetojne gjithsej 12840 banore te ndare sipas qyteteve: Erseke 9966 banore dhe Leskovik 2874 banore. Ne zonat rurale jetojne 13695 banore. Ne krahasim me vitin 2007 ne vitin 2008 popullsia si Qark eshte rritur me 2172 banore ,ose 0.6 %, kurse rrethi i Kolonjes ka nje ulje prej 0.2%.
Pogradeci

Rrethi i Pogradecit shtrihet ne nje sipërfaqe prej 725 km2. Perbehet nga : qyteti Pogradec dhe 7 komuna qe perbejne 23% te komunave ne Qark dhe 72 fshatra ose 21% te fshatrave ne Qark.
Rrethi Pogradec ka 91802 banore ,ose 25.3 % te popullsise te Qarkut, ne qytet jetojne gjithsej 40138 banore. Ne zonat rurale jetojne 51664 banore. Ne krahasim me vitin 2007, ne vitin 2008 popullsia si Qark eshte rritur me 2172 banore ,ose 0.6 %, Rrethi i Pogradecit ka nje rritje prej 0.5%.
Devolli

Rrethi Devollit shtrihet ne nje sipërfaqe prej 500 km2. Perbehet nga qyteti Bilisht dhe 4 komuna qe perben 13% te komunave ne Qark dhe 44 fshatra ose 13% te fshatrave ne Qark.
Rrethi Devoll ka 43272 banore ,ose 12 % te popullsise te Qarkut, ne qytet jetojne gjithsej 9945 banore. Ne zonat rurale jetojne 33327 banore. Ne krahasim me vitin 2007 ne vitin 2008 popullsia  eshte rritur me 2172 banore ,ose 0.6 %. Rrethi i Devollit ka nje rritje prej 1.9%. 

Rajoni I Korces eshte nje nga qendrat me te medha dhe me te zhvilluara te Shqiperise.Ai shquhet per nivel te larte zhvillimi ne fushen ekonomike dhe tregetare, kjo kushtezohet nga nje sere faktoresh:
-    Pozita Gjeografike
-    Kushtet Klimaterike
-    Flora
-    Fauna
-    Burimet Ujore
-    Burimet Nentokesore

Korca vlen te theksohet per vlerat e saj kulturore dhe arsimore pasqyruar si ne planin urbanistik ashtu dhe ne nivelin e larte arsimor te ketij rajoni.
FLORA DHE FAUNA
Rajoni i Korces është i pasur përsa i përket Florës dhe Faunës. Ka pyje të pasura pishe, bredhi, ahu, murrizi, shelgu, plepi, lisi, Ne zonat pyjore ka bimesi endemike shume te pasur nga te cilat jane dhe bimet medicinale si: mellaga e eger, zhumbrica,kamomil, kokrat e dellinjes se zeze, xinxifja, fjerguri, lule basani e shume lloje te tjera.
 Fauna gjithashtu është e pasur dhe përfaqësohet nga kafshë të tilla: ujku, dhelpra, çakalli, ariu, lepuri etj., zogjtë: fazani, thëllëza turtulli, pelikani, karabullaku etj., peshqit: korani, krapi, trofta, mërenga, ngjale, skobus, karras etj.

BURIMET UJORE
Rajoni i Korces laget nga liqene, lumenj dhe perrenj te ndryshem:
            Liqeni i Ohrit
Liqenet e Prespes se madhe dhe te vogel
Lumi i Devollit
Lumi i Dunavecit

Rezervat ujore te ketij rajoni perbehen prej dy burimesh furnizimi:
1.    Furnizimi nepermjet shtresave ujembajtese nentokesore te cilat aktualisht sot perdoren per uje te pijshem dhe ne prespektive mund te perdoren per ujitjen e ketyre zonave.
2.    Furnizimin nepermjet ujrave siperfaqesore qe dalin nepermjet burimeve malore apo fushore. Pjesa me e madhe e ketyre burimeve perdoren per uje te pijshem me rrjedhje te lire ose ngritje mekanike. Me baze nga keto burime jane dhe rrjedhat e lumenjve te Devollit-Osumit-Dunavecit-Tushemishtit e perrenj te tjere.
BURIMET NENTOKESORE

Zona e Korces eshte e pasur me burime nentokesore te tipit metalor dhe jo metalor .
-    Metalore: baker, hekur nikel, krom, dhe nikel silikat
-    Jo metalore: gur talku, asbest, rere kuarcore.
-    Jo metalore energjitike: qymyrguri
-    Jo metalore (materile ndertimi dekorative) argjila per tulle, gure gerqeror per ndertim, guri i kuq i Polenes, guri i shtufit, zhavore, rera per beton etj.

Burimet nentokesore te zones se Korces jane nga me te rendesishmet ne Shqiperi dhe shfrytezimi me efikasitet i tyre do te jete nje burim i mire te ardhurash per zhvillimin e rajonit.
 TREGTIA DHE INDUSTRIA NE RAJONIN E KORCES

Rajoni i Korces eshte nje nder rajonet me te zhvilluara te tregtise dhe industrise ne vendin tone.
Ne kete rajon ushtrojne aktivitetin e tyre shume subjekte juridike dhe subjekte fizike.Sektoret me prioritare te zhvillimit te industrise ne rajonin tone jane:
Industria konfeksione: Kjo industri perben rreth 31%  te ekonomise rajonale. Eshte dega me e madhe ne kuptimin e numrit te ndermarjeve dhe me numer me te madh te punesuarish. Ne shumicen e rasteve keto jane ne formen e shoqerive te perbashketa Shqiptaro-Greke ku lenda e pare vjen nga jashte dhe produktet eksportohen  per tregun e huaj.
Ky sektor do te mbetet shume atraktiv per nje kohe te gjate pasi kompanite e huaja porositese shohin nje treg mjaft te mire ku fuqia punetore eshte  e lire. Nje mundesi tjeter per kete sektor mund te jete dhe prodhimi per tregun vendas.
Industria agroperpunuese:Rajoni i Korces eshte nje nga prodhuesit me te medhenj te mishit dhe sallameve, bulmeteve, pijeve alkoolike dhe jo alkoolike, perpunimit te kermillit etj.Sektori i agroperpunimit eshte rritur vazhdimisht vitet e fundit duke qene nje faktor mjaft i rendesishem i punesimit per rajonin e Korces. Perpunimi i frutave dhe zarzavateve, perpunimi i qumeshtit dhe nenprodukteve te tija, prodhimi i veres ka rregjistruar nje ritje te theksuar kohet e fundit dhe ky sektor do te jete nje nga prioritetet ne strategjite afatmesme te zhvillimit te rajonit ,e bazuar kjo ne ekzistencen e burimeve natyrore .
Sektori i Ndertimit: Ne Rajonin e Korces ka nje numer mjaft te madh kompanish ndertimi qe kryesisht veprojne ne fushen e ndertimeve private dhe ndertimeve tregtare, gjithashtu dhe prodhimin e materialeve te ndertimit. Ky sektor ka paraqitur nje dinamike te larte ekonomike dhe perben akoma nje potencial te madh per rritjen e ekonomise.

Sektori i turizmit: Fale potencialeve turistike te rajonit si natyra dhe peisazhet atraktive, malet dhe liqenet e medhenj, parqet kombetare dhe zonat e mbrojtura, pamjet terheqese (shtepite karakteristike te ndertuara me gur) klima e fresket dhe e shendetshme ne vere, vendet me interes historiko - kulturor si vendbanimet prehistorike, vendet arkeologjike, vende dhe ndertesa te kultit etj duke u nderthurur me permiresimin e infrastruktures dhe investimet ne zonat turistike eshte tashme nje nga sektoret me konkurues te rajonit te Korces.Nder pikat kryesore turistike te rajonit te Korces mund te permendim:zona e Liqenit te Prespes, zona e Dardhes dhe Voskopojes, Pylli i Fazaneve,Liqeni i Pogradecit , Vithkuq, Bozdovec , Kolonje, Devoll etj.

 Historik i shkurtër per Korçen

Korca eshte qendra me e madhe administrative e Shqiperise juglindore , qyteti me i madh i rajonit i themeluar ne shekullin 15-te .Megjithese jeta qytetare lindi ne mesjeten e perparuar , terreni ka qene i banuar shume shekuj me pare .Rajoni i Korces eshte nje nga qendrat me te rendesishme kulturore dhe ekonomike te Shqiperise.Vendlindja e muzikes qytetare , vend i bukurise natyrore me liqenet , zonat malore dhe parqet kombetare.
Studiuesit kane vertetuar se zona ku ndodhet sot qyteti ka qene e banuar qe ne kohet e lashta.Gjate epokave te antikitetit ka pasur nje lulezim jete,ky i perqendruar me teper ne rreze te kodrave te Korces.
Pas ardhjes te Iliaz Bej Panaritit ne fshatin e Peshkepise qe ndodhet afer qytetit , Korca pesoi shume ndryshime . Ai ndertoi nje xhami te madhe ne vitin 1496 si dhe pazarin e Korces .Ne shekullin XVII- XVIII qyteti u zgjerua , sidomos pas djegies te Voskopojes .
Ne gjysmen e dyte te shekullit te XIX , Korca u be nje nga qendrat me te rendesishme ekonomike , tregetare dhe kulturore te vendit , me nje Pazar te madh dhe karakteristik , i cili ze nje vend te vecante midis monumenteve te kultures te qyteteve te tjera te Shqiperise .Gjate viteve te Rilindjes Kombetare ne Korce u zhvillua nje veprimtari e gjere patriotike e mbeshtetur nga shume atdhetare ku fryt i punes te tyre ishte dhe hapja e Shkolles te pare Shqipe .Me 10 dhjetor 1916,si rezultat i perpjekjeve te patrioteve korcare me ne krye Themistokli Germenjin u shpall Krahina Autonome e Korces.
Ne vitet e formimit te shtetit Shqiptar, Korca dallohej nga qytetet e tjera per nga pikpamja e zhvillimit ekonomik,kulturor dhe urban.Ne dekadat e para te shekullit te XX, Korca u be nje nga qytetet me aktivitet me te dendur kulturor , arsimor dhe publicistik  dhe ne tetor te vitit 1917 u cel Liceu i Korces i cili pergatiti breza intelektualesh qe lane gjurme ne historine dhe kulturen kombetare. Periudha e regjimit komunist , si kudo ne Shqiperi ndikoi negativisht, duke luftuar ashper shtresa intelektuale  dhe tregetare te qytetit.
Sot Korca, ne aspektin kulturor dhe arsimor vazhdon ti ruaje dukshem traditat e saj duke u renditur nder qytetet e para ne Shqiperi.


       Njerez te shquar
Rajoni i Korces dallohet per kulturen , civilizimin social, bukurite natyrore si dhe njerezit e  shquar qe kane bere emer ne Shqiperi dhe ne bote.
1.    Mehmet Isa - mjeshter i madh ndertues (ndertoi tempullin e "Taxh  Mahali "ne Agra Indi .
2.    Piktori David Selenica
3.    Vellezerit Zografi
4.    Piktori i Popullit Vangjush Mio
5.    Artisti Mihal Ciko
6.    Eleni Qirici -E para shqiptare artiste ne Hollivud
7.    Sokrat Miho - Regjizori i pare Teatrit Kombetar
8.    Tefta Tashko Koco -Kengetarja virtuoze
9.    Viktor Eftimiu -shkrimtar
10.    Kristaq Sotiri -Fotografi i talentuar
11.    Grigor Voskopojari (gravituristi i pare shqiptar , Shtypshkronja e Voskopojes
12.    Lasgush Poradeci (Poeti i dashurise)
13.    Mitrush Kuteli ( Njeriu i letrave )
14.    Jani Basho ( Doktor i famshem )
15.    Marigo Pozio ( Patriote , qendistarja e flamurit kombetar )
16.    Faik Konica
17.    Aleksander Stavre Drenova( Patriot i shquar , poet, autor i vargjeve te himnit kombetar )
18.    Naum Veqilarxhi           (  Rilindas     hartuesi i Evetarit )         
19.    Petro Nini Luarasi                        Patriot  shquar  "
20.    Papa Kristo Negovani                  "
21.    Nuci Naci                                        "
22.    Themistokli Germenji ( Shpall Korcen Krahine autonome)
23.    Mihal Grameno                      Patriot
24.    Fan S Noli                         Figure poliedrike
25.    Jani Vreto                                Patriot
26.    Ilo Mitke Qafzezi( Studiues ne fushen e kultures)

Kolonja Kolonja ka mjaft pasuri natyrore si pasurite e qymyrgurit te Bezhanit, Burimet termale e me vlera kuruese te Vromonerit, Sarandoporit, gazrat sulfurore te pastudiuara te Postenanit. Me emrin Kolonje, kjo krahine permendet ne dokumentat e shkruar ne vitin 1018 . Ajo eshte banuar qe ne kohet prehistorike. Neoliti i mesem ne Luaras dhe i vone ne Kamnik ( 2800 deri 2600p.e.r.). Ne harten arkeologjike te krahines njihen mbi 50 pika arkeologjike si vendbanime prehistorike, shpella prehistorike, kala ilire, nekropole, tuma, kala mesjetare etj. Banoret e Kamnikut kane qene mjeshtra te prodhimit te qeramikes, ato qendrojne perkrah veprave me te arrira dekorative te neolitit ne Europen Juglindore. Thesari i Monedhave te Hollmit te Qinamit ( prera ne Egines ne Greqi) i perkasin shekullit te VI - V p.e.r. Qyteti i Leskovikut permendet ne dokumentat e shkruara qe ne shekullin e XV. Ne qender te qytetit gjendet Rrapi i madh 300 vjecar. Devolli Devoll,,nje vend i begate, dhunti e mrekullise se natyres dhe e dores se njeriut, me pasuri te çmuara natyrore e shoqerore. Ky emer eshte simboli i fushes se saj pjellore,lumi me te njejtin emer , qe buron mes lugines,te rrethuar nga malet perreth. Veç vlerave të rralla e të njohura historike, si shpella e Trenit dhe kalaja e Trojanit, njihet si nje nga vendbanimet më të hershme të parardhësve të shqiptarëve, ilirët, Gjithashtu dihet e verteta e nje beteje midis ushtrive te Aleksandrit te madh te Maqedonise me ushtrite Ilire dhe qendresa e tyre ne Devoll, duke ruajtur edhe sot emrat Ilire si Gryka e ujkut,mali Trojaneve.mali i Spiljes, etj. ,Kete e deshmojne edhe disa emra me prejardhje Ilire qe i kane rezistuar qendreses dhe asimilimit nga pushtuesit e huaj ne shekuj te gjuhes shqipe,si Bilisht Proger, Tren ,Dardhe, Pilur, Poloske, Qyteze, Areze e te tjere. Nje nga bukurite natyrore te rrethit te Devollit eshte Shpella e Trenit. Kjo shpelle shquhet per vlera te medha arkeologjike,historike dhe kulturore. Perreth ketij monumenti kulture, ndodhen edhe disa monumente te tjera si Kalaja e Trajanit, Muri i Mokut, Kalaja e Ventrokut, Shpella e Spilese, Gradishta e Shuecit dhe tuma te tjera prane saj, te cilat perbejne nje sit arkeologjik Pelioni- Sipas logjikës së historianëve, me një saktësi të madhe llogaritet që qyteti i Pelionit gjendej në Shqipërinë juglindore ku edhe sot duhet të jenë rrënojat e tij. Qyteti i Pelionit është thesari i shumë dëshmive të njohura deri më sot. Ai shtrihet në afërsi qytetit të Bilishtit, shumë më pranë me fshatin e Trenit, ashtu siç është thënë se Pelioni gjendet në Selcën e Poshtme të rrethit të Korçës, sepse aty janë gjetur disa varre monumentale. Kërkimet për zbulimin e këtij qyteti kanë filluar në vitin 1961, ndërsa vazhdojne edhe sot. E vërteta është se Pelioni ka qenë qendra e rezistencës mbretërore të shtetit të parë Ilir. Mbi këto treva shtrihej fisi i Dasaretëve ose Dasaretia antike. Arkeologët e mirënjohur F. Prendi dhe M. Korkuti janë shprehur se Shqipëria juglindore, me qendër pellgun e Korçës përfaqëson një nga vatrat kryesore më në zë të qytetërimit prehistorik, madje jo vetëm brenda vendit dhe në rrafshin ballkanik, por edhe më gjerë se kaq. Kufijtë e shtrirjes së Dasaretisë antike ende nuk dihen me saktësi, por dihet që ajo shtrihej mbi pellgun e Korçës, mbi fushën e Devollit, mbi pllajën e Kolonjës e shkonte tutje në zonën e liqeneve të Prespës, madje deri në ujërat e liqenit të Ohrit për të vijuar më pas drejt kodrave të Grabovicës, por sigurisht shumë më gjerë se kaq. Në gjithë këtë hapësirë janë gjetur dëshmi arkeologjike. Pogradec Pogradeci dhe zonat afer tij, kane qene vendbanime te rendesishme ne lashtesi. Kjo treve ka qene e banuar nga fiset Ilire mbi 2000 vjet para lindjes se Krishtit (BC).Gjurme te kesaj lashtesie gjenden afer Buqezes, ku ndodhen disa palafite prehistorike te ndertuara mbi siperfaqen e ujit. Selca Në Selcë ndodhen pesë varre të lashta monumentale që datojnë nga shekulli IV para Krishtit janë gjetur në Selcë, janë pjesë e kolonisë të lashtë të Pelionit ku ka jetuar mbreti Ilir, Klit . Aty janë gjetur objekte që datojnë nga epoka e Bronzit rreth mezit të shekullit VI duke përshirë thesare Jonike, objekte bronzi dhe qeramike, armë dhe sende ari. Do të ndjeni se keni zbuluar një thesar të humbur kur të vizitoni Selcën! Varret monumentale te Selces dhe zbulimet e tjera arkeologjike, flasin per nje rajon teper te zhvilluar ne lashtesi. Ketu ka jetuar dhe eshte varrosur edhe mbreti ilir Klit.Sipas burimeve te antikitetit, kjo zone ka qene e banuar nga Fiset Ilire te Enkelejve dhe Desareteve. Ne kete rajon ne fund te shekullit V , u formua nje shtet i fuqishem Ilir, me vendbanime dhe keshtjella rrotull Liqenit te Ohrit si: Enkelana, Lyhnidos, Pelion, Sation, Baos etj. Keto qendra kane luajtur nje rol te rendesishem ne lufterat Iliro-Maqedonase dhe Iliro Romake. Neper kete zone kalonte ne antikitet edhe rruga e famshme Egnatia, e cila lidhte Romen me Kostandinopojen. Ne koder, siper qytetit ndodhet vendi i quajtur Kalaja e Pogradecit. Kalaja ka qene e banuar qe ne shekullin V para Krishtit (BC) deri ne shekullin X , kohe pas te ciles banoret zbriten me afer Liqenit, te cilin Romaket e quajten Lyhnidos , qe do te thote Liqeni i Drites. Krahina e Mokres ,sipas burimeve te shkruara antike, ka qene i banuar nga fisi i Dasareteve,ndersa zbulimet arkeologjike te varreve te Selces te poshtme,te cojne ne konkluzionin se ajo i takon nje trashegimnie te pasur historike. Kalaja e Selces te Poshtme i perket viteve 2700-2100 p.e.r dhe vazhdon deri ne vitet 480-570 e.r,ndersa varret monumentale i takojne kesaj kalaje dhe datojne ne shekullin IV p.e.r. Disa prej ketyre varreve jane skalitur ne nje fasade shkembore,dhe midis tyre dallohet ne bareliev nje mburoje dhe nje koke demi.Ne qender te saj ndodhet dhoma e varrimit dhe eshte zbuluar gjithashtu edhe nje material i pasur arkeologjik si pranga skllavi,vathe floriri,ene prej balte etj.Materiali me te cilin jane ndertuar varret e Selces te poshtme ,eshte shkemb ranor.Nder gjetjet me interesante ne keto varre eshte nje pafte mesi,e cila jep nje tablo luftimi ,me nje luftetar ilir,hipur ne kale.Gjithashtu nje trashegimni historike tregon edhe amfiteatri,ne te cilin zhvillohej ceremonia mortore. Ura e Golikut Ura e Golikut kalon mbi Lumin Shkumbin dhe daton nga shekulli XVII. Kjo urë ka një strukturë të vjetër me gurë dhe është pjesë e rrugës Egnatia pranë fshatit Golik, që është një fshat me bukuri natyrore dhe ndodhet në zemër të zonës së Mokrës. Gjatë rrugës për në Golik, do të shijoni pamje befasuese ujvarash dhe peisazhe të mrekullueshme të maleve që nga thellësia e luginave. Duke marë këtë rrugë, do të ecni në gjurmët e njerëzve të lashtë, të cilët gjatë shekujve kanë udhëtuar përmes rajonit!